(Meraqet e Nishanit! Cilin kriminel la pa dekoruar, dhe cilin idiot nuk bëri: “Mjeshtër të Madh”)?!
Sa shumë që i zgjati,
Bujos ky mandat,
mbarimi i tij,
është vërtet’ një fat!
Pesë vite turpi,
siparin do mbyllnin,
me të shtëna topash,
duhet ta përcillnin!
E mendonte veten,
kala me bedenë,
po në Presidencë,
qe thjeshtë një gangrenë!
Ky që do bashkonte,
bijtë e Skënderbeut,
u bë për pesë vite,
Turpi i Atdheut!
Në gjithë historinë,
që ka ky vatan,
nuk ka njohur kurrë,
të tillë sharlatan!
Në gjithë historinë,
Kombi nuk ka parë,
të tillë injorant,
antikombëtar!
Kundra Shqipërisë,
ka bërë-dhe jo pak,
kur ka dekoruar,
me plot me gjak!
Kur ka dekoruar,
mijëra tradhtarë,
kriminelë të ndyrë,
që shqiptarë kanë vrarë!
Vetes vulë turpi,
i ka vënë garant,
kur ka dekoruar,
dhjetëra diversantë!
Nuk u bë më kot,
turp’ i Shqipërisë,
ky atentator,
i gjithë historisë!
I rreshtuar qartë,
në stan të të liqve,
ka qenë në shërbim,
të të gjithë armiqve!
Po njëlloj si vëllezërit,
e tija ballistë,
Nishani u bë,
kolaboracionist!
Ky ish-komunist,
dhe ish-oficer,
pesë vite të tëra,
shërbeu pa nder!
Këto turpërime,
ja kam thënë gjithnjë,
si ish-oficer,
më vjen turp për të!
Dhe pse për të mirë,
më njeh shoqëria,
më vjen vërtet turp,
për turpet e tija!
Sikur edhe pak,
ta kishim Nishanin,
do kish dekoruar,
dhe Esat Toptanin!
E pashë që iku,
me brengë të thellë,
se nuk dekoroi,
dhe ca kriminelë!
Po dha dekorata,
një maune plot,
se Mjeshtër të Madh,
bëri çdo idiot!
Në mijëra dekrete,
atë firmë e ngopi,
ndaj duhej përcjellë,
me të shtëna topi!
Ka shumë për të thënë,
për atë çik burrë,
një gjëmbaç i tillë,
mos mbiftë më kurrë!
Tha-se zilet tona,
kanë rënë më kot,
kambanën e Jarit,
nuk e mbytën dot!
Eh-të shkretat zilka,
që ranë kundra Jarit,
nuk e mbytën dot,
zërin e gomarit!
A. Duka

Njish fare he Beno
Po per Rexhep Mejdanin si nihesh qe e beri ps prisident se ishte i pari ne organizimin e hulugatve per te vrar gjasht polic ne Cerrik.Ne ate kohe ishte ala kryetar i mbrojtjes se figures te Enver Hoxhes per Cerrikun
Si ish oficer apo si ish kriminel qe vrau vellazerit e tij pse nuk deshten me jetuar nen nje regjim komunist!
Ky Mark uk nuk mund te rrije pa u perzier si pordha neper tlinda.
Z.Arben mirë i ujdis këto bejte, por shkruaj dhe ca fjali të tjera në strofa lidhur me privilegjet ligjore që u jepen presidentëve pasi ata largohen nga detyra dhe që i përfitojnë deri kur të largohen nga kjo jetë. Si mund të përfitojnë me ligj këta ptesidentë që janë partiakë dmth u kanë shërbyer partive që i kanë zgjefhur. Nuk është e drejtë , këta nuk duhen trajtuar si presidentë të Shqipërisë kur dihet qartë se i kanë shërbyer interesave partiake dhe perdonalr. Për këta lloj presidentësh ligji duhet të jetë i qartë ose të thuhetcqënlëta lloj presidentë të.mos përfitojnë siç janë berisha, rexhepi, bamiri dhe jari. Mendoj se ka pak dallim me këta tipa ish presidenti Alfred Moisiu, i cilibefhecsot jep këshilla të drejta dhe nuk nxitohet të mbështesë njërën apo tjetrën parti.
Xha Sulua