Medalje injorancës

Dita

Qe ta sqarojme nje here e mire kete punen e medaljeve qe ju qenkeshin dhene krimineleve komuniste dhe hetuesve sigurimsa.

Medaljet perkujtimore jane nje kategori e vecante e dekoratave, qe nuk jepen per arsye merite, por vetem per pjesemarrje ne nje event te caktuar, pavaresisht nga roli qe mund te kete patur personi ne ate ngjarje. Eshte nje prej kategorive me te perhapura te medaljeve ne bote. Pas Luftes II Boterore, te gjitha vendet e botes, fituese apo te mundura, emetuan medalje te tilla per luftetaret e tyre. Ushtari eshte ushtar, dhe i takon te nderohet pavaresisht se eshte e drejte apo e shtrember kauza per te cilen e kane cuar te luftoje dhe te vritet.

Ne kete kuader, edhe Shqiperia qe ne vitin 1946 emetoi Medaljen e Clirimit, e cila ju jepej pa dallim te gjithe partizaneve qe kishin marre pjese me arme ne dore ne Luften per clirim (foto 1). Se c’fat paten pastaj ata qe u dekoruan, mbeten burra te mire apo u bene xhahile, u kalben burgjeve apo cuan te tjeret neper burgje, nuk ka te beje me faktin nese kishin luftuar apo jo ne vitin 1944. Me tej, me rastin e pervjetoreve, ne te gjithe Evropen vijuan te emetohen medalje te ngjashme, me rastin e 10­vjetorit te mbarimit te Luftes, pastaj te 20-­vjetorit, 30­-vjetorit e keshtu me rradhe.

Keto medalje ju jepeshin si shenje kujtimi atyre ushatarakeve apo luftetareve qe ishin ende gjalle ne momentin e perkujtimit, pra te 10, 20, 30­vjetorit e keshtu me radhe. Shqiperia e vijoi pjeserisht kete tradite vetem me rastin e 10 vjetorit te Ushtrise, ne vitin 1953 dhe me pas medalja nuk u perserit me. Vitet kaluan, komunizmi ra dhe, ne vitin 1994, bota festoi 50­vjetorin e mbarimit te Luftes. Ngado luftetareve te mbetur gjalle (gjithnje e me pak) ju dha nje medalje perkujtimore.

Kesaj radhe edhe Shqiperia ringjalli traditen e harruar dhe ju bashkua vendeve te tjera. Me certifikate te firmosur nga vete Presidenti Sali Berisha, te githe partizaneve ende te gjalle ju dha nje distinktiv i vecante me kete rast (foto 2). Ve bast se, shumica e atyre qe sot me Berishe e Jozefine e Paloke i denoncojne, vete Berisha do i kete dekoruar ne vitin 1994.

Sa per sqarim teknik, ne vitin 1994 nuk u prodhua medalje por distinktiv i thjeshte alumini, per shkak te fukarallekut te atyre viteve, por te pakten tradita u ringjall. Kjo tradite vijoi normalisht me pas edhe ne vitin 2004 me rastin e 60­vjetorit te Luftes (foto 3) dhe tashme se fundi ne vitin 2014, me rastin e 70­vjetorit (foto 4) . Kjo eshte e gjithe historia. As e shpikem ne, se e ben e gjithe bota, dhe as e shpikem sot se e paskemi bere edhe me pare, madje edhe ne kohen e vete atij Berishe qe sot po e shan me rrenje e dege. Do kishte mjaftuar qe nje historian i Ushtrise (nese ka ndonje te tille) te bente kete shpjegim qe bera une dhe ndoshta s’do kishte patur vend per gjithe kete zallamahie qe meriton medaljen e injorances. A.

P.S: Ka te pakten dy arsye qe me bejne te mejtoj se nuk do te kete me te tilla sherre harbute ne vitin 2024, me rastin e 80­vjetorit te Clirimit. E para, se zor te mbijetoje ndonje partizan deri atehere per t’i dhene medaljen e 80­vjetorit; dhe e dyta, se dua te jem optimist e te mendoj se deri atehere mbreteria e injorances ne kete vend do kete marre fund.

 

a

b

c

d

Share This Article
9 Comments
    • Ke te drejte or Mark. Dhe ti me komentin tend sa i bere shurren historise se vendit tend. Fyeve qindra mijera burra dhe gra qe luftuan per clirimin e atdheut. Te ngecte ne fyt buka qe ha, dhe femijet e tu mbase nuk marrin nga baba se duket qe ka tru gomari.

  • Ti Lame je ne krye te injorances. Ty te mungon ndjeshmeria kunder xhelateve se diktatura ishte arritja me e madhe e rraces nga ti vjen. Ambasada amerikane pritet te reagoje shpejt kunder dekoratave te xhelateve per te te treguar ty se nuk te mbron as “injoranca” si alibi. Kref ato miliona qe t’ i kane bere kismet. Ca per Edin , Ca per partine e ca per vete dhe shut the fuck up .

    • Zaten pse ne Shqiperri jetojne disa pjella te tilla si jeni ju zoti MATI vendi yne shkon poshte e me poshte ne humneren qe na solli demokracia e mbrapste e 9O-tes.Dukeni qe jeni qumeshtor prandaj skeni si ta lexoni dhe ta kuptoni ate se cka qene Shqiperia para 1945;si lulezoiajo ne te ggjitha fushat e jetes dhe si u rrokullis tere ai zhvillim ne humner pas 9O-tes.Prania e diktatures komuniste,si gjeja me e keqe qe ka perjetuar populli yne,nuk mund ta eresoje as Luften Nac/Clirimtare as punen 45 vjecare te popullit per lzhvillimin e Shqiperise.

  • Dekorimi i oficerëve jugosllavë, pjesë e turpit kombëtar
    Omer Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist, lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117, datë 5 shtator 1945:

    Të dekorohen me dekoratat e shënuara për seicilin personat që përmenden në listën që vijon:

    Gjeneral Ivan Milutinoviç me Urdhërin “Heroi Kombëtar”
    Lolo Ribar me urdhërin “Heroi Kombëtar”
    Ramiz Sadiku me Urdhërin “Hero Kombëtar
    Ivan Ribar me Urdhërin e “Flamurit”
    Eduard Kardelj me Urdhërin e “Flamurit”
    Bllazho Jovanoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
    Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit”
    Dëshmori Miladin Popoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
    Dushan Mugosha me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

    Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E. F. Davies

    Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas,Petko Dapçeviç, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.

    Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” Kolonel Vojo Todoroviç.

    Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” Major Savo Stonjou, W. V. G. Smith.

    Me Urdhërin “Partizan i klasit të II” Gjeneral Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter, Kolonel Obrat Cicmil, Nenkolonel Mijat Vuletiç, G. W. Seymour, Major J. K. H. Shaw, Major M. J. Fornton, Major V. Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J. M. Lyon, Toger John O’Keefe.

    Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Miazi Dizdareviç, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis.

    Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit” Bije Vokshi, Dëshmor Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel Popoviç”.

    ( Gazeta “Bashkimi “ Tiranë më 6 shtator 1945 ).

  • Problemi ka te beje me faktin qe opozita do lehe edhe per ato qe vet do i bente ne menyren me te qelbur. U mesuam tani me kete hale opozite.

  • Rrofshin ata qe rrezikuan jeten per te bilbiluar te lire ca mosmirenjohes sot….Saliun kush e degjon, vet sherrin e kerkon….

  • Artan Lame, or mendjelli. Me logjiken tende capraze nuk vete dot as te praku i nevojtores, pa le te dalesh prej saj! Po te jete se merret parasysh vetem lufta, perse Edi Rama me klanin e tij nenbyroist nuk dekoroi dhe nuk perfshiu ne kete liste Koci Xoxen. A ka qene ne lufte ai? Kete nuk ia mohon dot. Perse nuk dekorohet Bedri Spahiu, Nevzat haznedari, Fecor Shehu? Apo e kuptoni qe e kein bere mutin mullar? Pthtu, fare e keqe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *