Dhenia e medaljeve nuk do të jetë më ekskluzivitet i Presidentit por tashmë dhe i kryetares së Kuvendit, kryeministrit dhe ministrave. Këtë kompetencë atyre ua jep ligji i ri që po shqyrtohet në komisionin e ligjeve. Drafti i heq shoqërisë civile të drejtën të propozojë emra për t’u dekoruar apo marrë tituj nderi. Propozimet mund të vijnë këtej e tutje vetëm nga kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat apo dhe krerët e gjykatave dhe të Akademisë së Shkencave.
Socialistët në komisionin e ligjeve kërkuan që në këtë listë të përfshihen dhe kryetarët e partive, por kërkesa nuk u pranua. Nga ana tjetër dekorata dhe titujt e nderit do të vijojnë të mbeten ekzluzivitet i Presidentit, pasi konsiderohen si shpërblim për akte të veçanta merite apo trimërie ndaj kombit shqiptar dhe interesave të tij. Ligji parashikon dhe njohjen e titujve dhe dekoratave të dhënë në kohën e komunizmit.
Mendoi se Presidentit ti hiqen te gjitha te drejtat ne te gjitha fushat e pushtetit, le te ngelet……ashtu si edhe eshte, nje antikapat i mjere qe e mbajne sa per …..ta patur……une kam punuar me te kur ai ishte minister dhe mjere te gjithe ata qe ai i kishte nen hyqem……i tille eshte, gjysem njeriu….perse i do te drejtat kur i cfrytezon ato vetem per te kenaqur te afermit e tija dhe kryesishte te shoqen…..ej…me prona dhe jo gje tjeter se nuk i ka mundesit ai ta kenaqi ne drejtime te tjera….