Urimi i bërë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për kualifikimin e Celtic në Champions League ka tërhequr sërish vëmendjen e medias britanike, por edhe tifozëve skocezë.
Tabloidi “The Sun” ka publikuar një artikull të detajuar lidhur me urimin e Metës, ndërkohë që e ka vënë theksin edhe te vizita e paralajmëruar nga kreu i shtetit shqiptar në Skoci për të ndjekur ‘live’ kampionët vendas.
Nuk kanë munguar si zakonisht edhe komentet e shumta të ultrasve të Celtic që kanë vlerësuar mbështetjen e Metës për skuadrën e famshme ishullore.
Artikulli i plotë i publikuar sot nga “The Sun”:
“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uroi klubin e Celtic për suksesin në Champions League ndaj FK Sarajevës teksa la të kuptohet se do të vizitojë së shpejti gjigandin skocez për të ndjekur një ndeshje “live”.
Më herët gjatë muajit, politikani i njohur postoi në rrjetet sociale një foto tijën me fanellën e Celtic veshur, ndërkohë që ishte shfaqur duke festuar me tifozët skocezë para ndeshjes së Sarajevës në Bosnje Hercegovinë.
Gjithashtu, ai postoi edhe videon e golit të Rudi Vatës në derbin e famshëm ndaj Rangers, duke demonstruar se pasioni i tij për klubin skocez vazhdonte.
Ndërsa sot ai postoi në Twitter urimin e tij për kualifikimin e “Hoops”-ave (nofka e Celtic), në Champions League pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm FK Sarajevën 5-2.
Ai shkroi: “Urimet më të ngrohta @CelticFC për fitoren e merituar mbrëmë në @ChampionsLeague.
Shpresoj që në ndeshjen e radhës me Nõmme Kalju të përjetoj live emocionet e fitores & të ritakohem me tifozët e mrekullueshëm celt. Once you’re a Celt, you’re always a Celt..Hail Hail” #celticfans
Celtic do të përballet me Nõmme Kalju në turin tjetër në Champions League pasi skuadra estoneze befasoi kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën duke fituar 2-1 në transfertë dhe duke u kualifikuar vetëm falë golave të shënuar në fushë të huaj, pasi kishte humbur ndeshjen e parë.
Sakaq, Meta la të kuptohet se do të vizitojë së shpejti Skocinë për të ndjekur “live” një ndeshje të Celtic, gjë që entuziazmoi fansat e kampionëve të Skocisë.
j.l./ dita

Nuk di cfare te beje nga budallalleku.
KY ka ik per lesh. Ka lujt menc
Nuk e njihni presidentin e Shqiperise :HAJDUTI DHE CINIKU NE I MADH I HISTORISE SHQIPETARE.
KY KOKE ZAGARI ILIR META NJIHET SI MASHTRUESI ME I MADH I BALLKANIT.SE SHPIJTI TIFOZET E CELTIKUT DO TI BEJNE VIZITE NE REC
o my god, Ne mendojme se keta te mjerane po vuajne nga problematikat e shqiptareve se erdhen ne pushtet me propaganden e shembjes se diktatures,te blokmeneve dhe mos fshirjes se djerseve me euro 500 dhe banja per macet,pro me kostumin qe ja blene shtetit qe te duken dinjitoz dhe duke i zene gjumi ne karriken punes por jo me sy te skuqur. leja tifozllokun njerzeve qe sportin e ndjekin per sport dhe nuk shperblehen nga taksapaguesit si dhe nuk do te jene ne librin e historise individ protagonist
O zot ky ka ka rrjedh.
ESHTE KATANDISUR SI GARIP RRUGESH QERRATAJ
HAHAHAHAHAH ;
E KA NGRIT E XHIRO GAZETA ANGLEZE PU PUPUPU
CFAR INJORIMI PER SHQIPERINE
JA C’TE BOJN FSHATARET
YYYYYYYYYT
Te gjitha punet i ka ne vijë, problem shqetesues i tij ishte ky ekipi i fotbollit britanik!
“Pika Vasken, qe beri visken,
Si preu koken, por i preu kerthiskën” – thone nga Korça…
I Marri nuk ka Brire .Shembelltyra eshte Like Bajga ,qe fatkeqsisht ka zene Zyren e Presidences Shqiptare.