Gazeta greke “Kavala Post” ka publikuar ditën e sotme reportazhin e botuar tek DITA nga Xhevdet Shehu për shqiptarët e Kavallës. (Kliko Këtu)
Gazeta e titullon artikullin e vet “Gazeta shqiptare: Pse Kavalla e bukur është një “ambasador” i miqësisë mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Gazeta i referohet DITA-s si gazeta e dyyë shqiptare më e madhe në qarkullim, e cila nuk përqendrohet vetëm te “dielli, deti dhe ushqimi” dhe i shpreh nderime asaj, si dhe gazetarit Xhevdet Shehu për personalitetet e shquara të përmendura në artikull, ku theksohet veçanërisht Mehmet Ali Pasha, Çajupi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.
Kavala Post citon gazetarin Xhevdet Shehu teksa i referohet Kavallës si një qytet ku jeton prej vitesh një komunitet shqiptarësh, i cili është përshtatur me jetën dhe kushtet e atjeshme në tokën greke.
Gazeta thekson se DITA e cilëson Kavallën si “një ‘resort’ të bashkëjetesës mes dy grupe njerëzish, marrëdhëniet e të cilëve kanë kaluar nëpër ulje dhe ngritje.
Për më shumë lexoni artikullin në gazetën greke, në versionin greqisht dhe anglisht.
j.l./ dita
