Çështja e trajnerit të kombëtares shqiptare ka marrë një vëmendje të madhe edhe në shtypin italian.
Media të ndryshme shkruajnë se Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në ndjekje të emrave të rëndësishëm të trajnimit në shtetin fqinj, si pjesë e operacionit për zëvendësuesin e Christian Panuccit.
Ish-mbrojtësi i Romës dhe Realit të Madridit u shkarkua nga pankina kuqezi pas rezultateve zhgënjyese, ku kulmoi humbja 2-0 kundër Turqisë.
Duke iu referuar këtyre mediave, FSHF ka nisur kontaktet me trajnerin Roberto de Canio. Ish-trajneri i Torinos dhe Napolit shihet si pasuesi ideal i Panuccit dhe emërimi i tij në krye të pankinës kuqezi pritet të ndodh pak ditë pas takimit kundër Andorrës, i cili zhvillohet ditën e sotme në “Estadio Nacional”.
Ndërkohë, FSHF ka zhvilluar bisedime edhe me Edi Rejën, i cili ka mohuar që të ketë biseduar me presidentin e institucionit më të lartë të futbollit në vend, Armand Duka për një ulje të tij në stolin kuqezi.
Gjithsesi, duket se dashuria e madhe për stolin vjen nga shteti fqinj Italia dhe sipas të gjitha gjasave edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare do të vij pikërisht nga futbolli Azzurri.
b.b/dita

Shume kohe humbi FSHF me Panucen.
Ne duam vetem Xhani De Biazin asnje tjeter. Ai e njeh mire kombetaren tone dhe vetem ai mund te beje me te miren per kombetaren tone. Asnje tejeter nuk duam. Armand Duka duhet te beje nje referendum te pyei popullin sepse kombetarja eshte e gjithe popullit jo e Armand Dukes.