Media kosovare: Erdogan i kthen nderin Thaçit për gylenistët

Dita

Presidenti Hashim Thaçi sapo ka mbërritur në Ankara, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë.

Gazeta kosovare Express shkruan se bashkëpunimi i Thaçit me Erdoganin për dëbimin e gylenistëve ka bërë që presidenti i Kosovës të udhëtojë me një avion special, si dhe të mirëpritet nga garda.

Thaçi ka mbërritur në aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir. Të dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, shkruan AA.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Ankara, për të marrë pjesë në të njëjtën ceremoni.

s.a/dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *