Media kryqëzon Italinë: Çfarë turpi!

anazapta

Humbja e Italisë me Kosta Rikën bën xhiron e botës duke u pasqyruar në të gjitha mediat e mëdha, si një disfatë e papritur ndaj vendit të Amerikës Qendrore. Mediat italiane, ato të përfshira direkt në rezultatin me kostarikanët që në tituj shfaqen kritik ndaj kombëtares së Prandelit. E përditshmja sportive më e madhe në vend “Gazzetta Dello Sport”, hapet me titullin: “Italia këtë herë është katastrofë, Kosta Rika fiton dhe kalon më tej”. Ndërkohë që “Corriere Dello Sport” shkruan: “Italia çfarë zhgënjimi! Costa Rika në 1/8”.

Gazeta më e madhe kostarikane “Dia” mjaftohet me një etiketim të thjeshtë si “Kosta Rika në 1/8, surprizon Botën”. Ndërsa “Bild” nuk lë rast pa humbur për të thumbuar rivalët, teksa shkruan: “Turp për Italinë, Anglia jashtë!”. Vëmendja përqendrohet te amerikano-qendrorët për francezen “L’Equipe” që e cilëson këtë Botëror si atë të shpërthimit të pabesueshëm të Kosta Rikës kurse “Daily Mail” e lidh me eliminimin e kombëtares së tyre humbjen e të kaltërve, duke i thënë “Arrivederci” Anglisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *