Mediat serbe i kanë konsideruar ushtrimet e përbashkëta ushtarake të KFOR-it, EULEX-it me Forcat e Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës si përgatitje të shtetit kosovar për luftë.
Sipas portalit serb “Informer”, qëllimi i përgatitjeve ushtarake, të cilësuara ndryshe si “Shpata e argjendtë”, është rrëmbimi me dhunë i pjesës veriore së Kosovës.
Gjenerali i KFOR-it, Janosh Çombok është udhëheqësi i përgatitjeve ushtarake, ndërsa qëllimi i SHBA-së, sikurse kanë thënë bashkëbisedues të këtij portali, është që “rusët e vegjël” (serbët) të largohen nga Kosova, e të bëhen të parëndësishëm për Ballkanin.
Në funksion të komentimit të kësaj situate të përmendur në media, dekani i Fakultetit të Shkencave të Mbrojtjes në Banjullakë, Predrag Qeraniç ka thënë se plani për të hyrë ushtarakisht në veri të Kosovës ekziston prej disa kohësh.
“Derisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, NATO nuk është i qetë. Baza amerikane “Bondsteell” është e rëndësishme në kontrollimin e rajonit dhe në gjithë mbikëqyrjen gjatë përgatitjeve për depërtim në Rusi. Njohja e Kosovës kësaj baze i jep jetëgjatësi”, ka shtuar ai.
Ndërsa Miroslav Bjegoviç mendon se asnjë lloj përgatitje ushtarake nuk do t’iu mundësojë shqiptarëve marrjen e veriut të Kosovës, pasi, sipas tij, situata do t’i shkaktonte vetëm disfata.
“Nëse ata nisen me dhunë që me armë ta marrin veriun e Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244, Ushtria e Serbisë do të reagojë menjëherë sipas Kushtetutës dhe Rezoluta e KB-së do t’i marrë të gjitha pikat në Kosovë në afatin prej gjashtë orëve.
Mos të dyshojnë në vendosmërinë tonë. Do t’i duhej të mendonin mirë a do ta kenë ndihmën e mentorëve të vet dhe a do t’ia vlente të humbnin jetë njerëzish, apo ta shfrytëzojnë momentin që konflikti i serbëve dhe i shqiptarëve të zgjidhet me kompromis dhe me lëshime nga të dypalët”, ka thënë dekani i Fakultetit të Sigurisë, Bjegoviç.
s.a/dita

Serb kallovar ne BALLKAN, kosovaret nuk po kerkojne Veriun e Kosoves se i tyre eshte, ata do t’a mbrojne ate nga Miloshevicet pasardhes.
Ju RREN mendja dhe shihni endra per te pushtuar tokat shqiptare te Kosoves, zoti do ju a prishe kete ender te keqe.
Na cate trapin.