Media spanjolle: Një Europian me Shqipërinë dhe pa Holandën

redaktor

E përditshmja spanjolle “AS”, një nga gazetat sportive më të mëdha iberike, ka publikuar në versionin e saj “online” një artikull për Europianin e vitit 2016, ku shkruan se në turneun e parë me 24 kombëtare do të marrë pjesë për herë të parë edhe Shqipëria, por jo vendi i tretë i Botërorit të fundit, Holanda.

“Europiani i parë me 24 skuadra do të shohë për herë të parë Shqipërinë, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Zgjerimi i turneut për t’i dhënë shans pjesëmarrjeje vendeve të vogla ka nxjerrë në pah dobësinë e Holandës, mungesa e madhe e edicionit të ardhshëm”, shkruan “AS”.

Skuadrat e kualififikuara për në “Euro 2016” janë Shqipëria, Austria, Belgjika Republika Çeke, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Islanda, Portugalia, Irlanda e Veriut, Turqia, Rusia, Rumania, Kroacia, Spanja, Sllovakia, Uellsi, Zvicra dhe Polonia.

Kombëtaret që do të luajnë në “play off” janë Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Irlanda, Sllovenia, Hungaria, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

Share This Article
5 Comments
  • hollandezet nuk jane ne gjendje te mundin turkun ;;; cfare prisnit ;;; do te ishin shampion ??,, ;jane te gjithe te vjeter lojtaret e hollandes ;;; dhe jane kapricioze ;;; lujne cdo njeri per vete ;;;

  • C’pune kane shqiptaret pse nuk kualifikohet Hollanda? Gazeta pra Realit “AS” ka nje mentslitet te vjeteruar kujton se ekipe si Shqiperia do te sherbejne ne grupe vetem per golavarazh ndaj ekipeve te “forta”,i ka ruajtur zoti spanjollet qe nuk na kishim ne grup, ky ekip ï plakur dhe i dhjere tashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *