Media spanjolle: Rakitic “në objektivin ” e Milan-it

Gazeta Dita

Tashmë tifozët kuqezi mund të ëndërrojnë pa limite. Pas mbërritjes së Leonardo Bonuçi dhe blerjes së radhës, të parashikuar për një sulmues, mbështetësit milanistë, mund të presin vërtetë gjithçka nga kjo fushatë merkato.

Për të entuziazmuar edhe më shumë tifozët e “Djajve” ka menduar edhe media spanjolle “Don Balon”, sipas të cilës, në objektivin e drejtuesve të lartë të Milan ka përfunduar tashmë edhe ylli kroat i mesfushës së Barcelonës, Ivan Rakitic.

Duke konsideruar faktin që Barcelona do të vendosë të besojë mbi Marco Verrati, është e mundur që kroati të sakrifikohet, edhe pse kërkesat e Paris Saint-Germain vijojnë të mbeten të larta.

Futbollisti 29-vjeçar ka përfunduar kështu nëpër idetë e merkatos kuqezi, duke parë gjithashtu që klubi milanez po synon shumë në mesfushë. Mbase edhe këtë herë mund të ndodhë goditja e papritur…

E.Xh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *