Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore. Në shkrim thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh.
Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave. Drejtuesit e spitaleve janë partiakë të thekur, thuhet në shkrim, ndërsa korrupsioni është në nivele alarmante.
Në shkrim thuhet se mungojnë qendrat shëndetësore në vend, ndërsa shumë banorë duhet të ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor. Ndryshe ndodhte në komunizëm, thuhet në shkrim, ku edhe zonat më të thella kishin shërbim mjekësor dhe ai ishte falas.

Do te kete ndonje gabim ketu,patjeter.A do kene internet keta spanjollet xhanem?Sa te painformuar qe jane.Nuk ka mundesi te shruhet keshtu per superfuqine energjetike te Botes.A e dine ata qe ne vijme vetem menjehere pas Gjermanise?Po kjo Xhozi si duron dot dhe nuk ja u perplas ne fytyre?
C’mbetet te thuash mbas ketij lajmi , kur me keq se mekaniku N.Ndoka, mjeket Tavo e Vasili , na merziten njelloj si Berisha, duke dale e folur cdo dite ne media per sukseset e mjekesise se qeverise Berisha !
Nje xhungel e vertete.Mos harrojme ata qe sherbejne ne spitalet tona.Mjeke qe “primum non nocere”,nuk e kane degjuar kurre,se kur flitej ne leksione per kete term ishin ne tubimet e Baces…Mjeke qe thone “jepi nje cik raki”,pacientit ne gjendje lipothimie,ne vend qe t’i ngrene kembet lart e ti shkoje gjaku i oksigjenuar ne tru,ndihmes mjeke qe thone ;analiza e shurres ,ne vend te urines,,,,doktorret e DOKTORR allamudhit te gjithe keta…
harrova kryesoren.Spanjollet nuk e dine qe ne pavionet e personave me probleme neurologjike dhe demtime te trurit (te intubuar/me frymemarrje te drejtuar),ka punonjes sanitare qe ju kane hequr tubin per te pershpejtuar vdekjen.Ju kane hequr tubin se jane te lidhur me sherbimet funerale aty rrotull dhe marin perqindje,(robi koshient dhe qe i degjon e kupton te gjitha por nuk mundet te flase dot)..”tia heqim tubin se ka para cuni i kesaj”!!!!!…rrenqethese,cnjerezore…O doktorr rrumpalla,ja keta jane mostrat qe prodhove ti,i zbrite nga malet ,i punesove,i dipllomove.E sa shume gjera nuk dine keta spanjollet .