Suedia përgatitet për finalen e Festivalit Evropian të Këngës, i 58-ti me radhë, por është duke u përballur me një skandal te lidhur me gjigantin kontrovers të komunikimeve, TeliaSonera, i cili eshte sponsori kryesor i Festivalit. TeliaSonera është nën hetime, pasi ka paguar qindra miliona dollarë ryshfete për regjimin uzbek, në këmbim të qasjes në tregun e telefonave mobilë të këtij vendi. Ajo po ashtu akuzohet se u ka siguruar qeverive në Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Kazakistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan qasje të pakufizuar në regjistrimet e telefonave privatë – informacione të cilat janë përdorur për të bastisur dhe ndjekur penalisht kundërshtarët politikë.
Joachim Dyfvermark është një gazetar hulumtues. Programi i tij “Uppdrag Granskning”, i cili transmetohet nga televizioni publik i Suedisë SVT, ka raportuar gjerësisht mbi aktivitetet e TeliaSonera-s në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai thotë se kompania nw fjalw (mw shumicw në pronësi shtetërore të Suedisë dhe Finlandës) ka bërë “marrëveshje të neveritshme” për të hyrë në tregun fitimprurës post-sovjetik.
“Ata kanë marrw pjesë në krime kundër të drejtave të njeriut. Kanë paguar me para regjimin. Kanë marrë licencën falë marrëveshjeve me regjimet, duke i dhënë inteligjencës së sigurisë qasje totale në konsumatorët e tyre, 24 orë në 7 ditë”, thotë Dyfvermark.
Një seri e programit “Uppdrad Granskning”, e transmetuar në prill të vitit 2012, ka dokumentuar se si filialet e TeliaSonera-s në ish-Bashkimin Sovjetik kanë siguruar regjistrime të menjëhershme të telefonave dhe të internetit për shërbimet e sigurisë – shpesh me pasoja shkatërruese.
Në Azerbajxhan, të dhënat kanë treguar se Azercell, degë e TeliaSonera-s në këtë vend, ka lejuar përgjimin e telefonit të gazetarit Agil Khalil, pasi ai ka publikuar një shkrim, ku ka treguar se është rrahur nga agjentët qeveritarë për raportimin e tij kritikues. Në Gjeorgji, bisedat telefonike, të siguruara për autoritetet nga dega Geocell, janë përdorur për të përforcuar një rast spiunazhi më 2011, kundër tre fotoreporterëve, të cilët akuzoheshin se kanë punuar për Rusinë.
Edhe Kcell, Tcell dhe Ucell – degë lokale të TeliaSonera-s në Kazakistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan – besohet se kanë siguruar të dhëna për shërbimet e sigurisë. Në këto vende, politikanët opozitarë dhe aktivistët kanë parë shpesh bisedat e tyre private të cituara publikisht në mediat shtetërore.
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili mbikëqyr Eurovizionin, i ka dhënë kontratën e sponsorizimit për vitin 2013 TeliaSonera-s, duke cituar “bashkëpunimin e shkëlqyer” të kompanisë. Annika Nyberg, drejtore për media në EBU, thotë se kontrata e fundit për TeliaSonera-n është dhënë pas bisedimeve të gjata me operatorin mobil dhe televizionin publik SVT, i cili transmeton garën. Ajo shprehet e bindur se TeliaSonera do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj akuzave të ngritura kundër saj.
“Ne nuk jemi organizatë për të drejtat e njeriut. Jemi organizatë mediatike, që përfaqëson kompani të mediave. Ne i shohim sponsorët bazuar në vlerat tona”, thotë Nyberg.
Por Isabel Sommerfeld një aktiviste suedeze e të drejtave të njeriut, e cila udhëton shpesh në Bjellorusi dhe ka parë arrestime brutale të protestuesve opozitarë thotë se TeliaSonera nuk ka bërë asgjë të për të fituar të drejtën e sponsorizimit të Eurovizionit, i cili ka një audiencë prej 125 milionë shikuesish në mbarë botën.
“Mendoj se nuk e ka merituar. TeliaSonera është një kompani joetike në ditët e sotme. Ata vazhdojnë të bashkëpunojnë me regjimet që shtypin popujt. Vendet tona nuk duhet të ndihmojnë diktatorin në represionin e vet. Dhe, kjo është pikërisht ajo çfarë bën TeliaSonera”, thotë Sommerfeld. (REL)

Pavarsisht nivelit te dobet te kenges sone ne kete festival, mbase ka ardhur koha per nje braktisje te keij evenimenti.
mire e morem vesh qe keta organizatoret qenkan te perfshire ne allishverishe por cfare idiotesie ishte paraqitja e Shqiperise ne ate festival me ate pacavure kenge dhe ate trap kitaristin sejko qe e mban veten si pjestar i bitellsave.Ai eshte nje k.q.kandari qe vetem zhos zhelen mundte kenaq dhe jo te perfaqesoj vendin tone ne nje eveniment europian.turp.