Media turke: Tre shqiptarë rrezikojnë burgun e përjetshëm

redaktor

Rrezikojnë burgim të përjetshëm dy shqiptarë nga Maqedonia, pjesëtarë të ISIS-it, të cilët u arrestuan në Turqi me akuzën e vrasjes së dy policëve turq në afërsi të kufirit turko-sirian.

Gazeta  turke “Miliet” shkruan se dy shtetasit nga Maqedonia, Benjamin Hy i njohuri si “Kinezi” nga fshati Gërçec dhe Muhamed Zekiri nga Ohri, akuzohen për vrasje, terrorizëm, sulm ndaj personave zyrtarë, posedim eksplozivi, vrasje në tentativë dhe vepra të tjera.

Dy shqiptarët, së bashku me kosovarin Qëndrim Ramadani, kryen një sulm të armatosur ndaj pjesëtarëve të policisë turke, duke vrarë dy dhe plagosur 5 të tjerë.

Sipas gazetës turke, gjykata në Ankara ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë dhe ka caktuar gjyqin më datë 12 janar. Bazuar te praktika gjyqësore, pritet që gjykata turke të vendosë dënim me burg të përjetshëm për tre shqiptarët.

ResPublica

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *