A dështuan mediat perëndimore në raportimet nga Turqia?

redaktor

Mediat perëndimore po përballen me dështimin e tyre mbi mbulimin e ngjarjeve në Turqi. Ato nuk arritën dot të orientohen gjatë ngjarjeve të mbrëmshme.

Mediat britanike dhe amerikane kanë pasur deri në mëngjes tituj si “ende nuk dihet kush e ka kontrollin”, ndërkohë që grushti i shtetit kishte orë që kishte dështuar.

Në mediat italiane ka nisur një debat mbi të ashtuquajturit analistë që përdorin klishetë e vjetra. Paolo Garimberti, editorialisti i La Repubblica-s për çështjet ndërkombëtare, deklaroi mbrëmë se Erdogan është i izoluar dhe ushtria ka marë kontrollin. Por kolegë të tij e kanë ironizuar se po përdorte të gatshme shkrime të vitit 1974.

Gianluca Di Feo, një gazetar i njohur i së përditshmes La Repubblica, në analizën e tij thekson se plani i puçistëve ishte që të izolonin dhe në mos të eliminonin presidentin Rexhep Tajip Erdogan, dhe më pas të merrnin të gjithë institucionet.

Sipas tij, gjithçka ka zgjatur vetëm gjysëm orë dhe ata kanë dështuar që në pikën e izolimit të Erdogan.

Pjesa më e madhe e njësive të ushtrisë turke, siç janë armatat e Stambollit dhe ata në kufi me Sirinë dhe Iranin kanë mbetur besnike të qeverisë.

Forcat speciale turke elitë gjithashtu kanë kundërshtuar puçin, duke bombarduar me helikopterët Cobra trupat puçiste.

Forcat ajrore ende nuk dihet çfarë pozicioni kanë mbajtur, pasi disa mjete si avionë dhe helikopterë janë përdorur për të sulmuar. Një nga këta avionë ka bombarduar Parlamentin e Turqisë.

Një mbështetje më e madhe për Erdogan kanë qenë forcat speciale antiterroriste të policisë, të cilat janë forcuar në vite dhe pajisur me mjete ultra moderne. Këto forca kanë qenë në krah të Presidentit.

Sipas Gianluca di Feo-s, dy kanë qenë pikat që kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në puçin e shtetit.

E para është deklarata e Erdogan në smartfon ku u ka bërë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe dënimi i të gjithë liderëve botërorë ndaj tentativës për grusht shteti. Asnjë nga kancelaritë perëndimore nuk ka përkrahur tentativën e ushtarakëve.

Dhe ajo që nënvizon më tej Di Feo, janë ushtarët. Vite më parë ushtarët rekrutë ishin bujq dhe të paditur e në këtë mënyrë i bindeshin në mënyrë qorrazi urdhërave. Sot të rinjtë janë mendjehapur dhe janë pjesë e shoqërisë civile që voton dhe merr pjesë në jetën publike të vendit.

“Janë të rinj të ditëve të sotme dhe ata kurrë nuk mund të qëllonin kundër popullit”.

Kurse Antonia Ferrari i Corriere della Sera-s, edhe pse akuzon kolegët e tij europianë se janë treguar fëminorë me lajmet mbi Turqinë, sidomos mbi mundësinë e largimit të Erdogan, thekson se puçi është një farsë e përgatitur nga presidenti turk.

“Si farsë? Po janë 200 të vdekur”? e pyet gazetari që interviston. Ferrari i përgigjet: “E megjithatë, prapë e mendoj si farsë”.

Sidoqoftë këto akuza mbeten ende supozime. / Përgatiti: Y. P.

Share This Article
2 Comments
  • Jo te gjithe u treguan “te lehte”. Reuter tha se “duket me teper si ” grusht shteti zyrtaresh” se sa si “grusht shteti gjeneralesh”.

  • MEDIAT E CIA-S TE MBUSHURA ME PSEUDOSPECIALISTE, QE LLAPNIN SE SI DUHEJ TE ISHTE ORGANIZUAR ME MIRE GRUSHTI I SHTETIT.

    KULMI ISHTE WESLI CLARCK, I CILI THA SE PUCISTAT DESHTUAN PASI NUK ARRITEN TE VRISNIN ERDOAN.

    ZULLUMQAREVE DO TU VIJE DITA, TI PAGUAJNE NJE ME NJE KRIMET E TYRE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *