Mediat franceze karikaturë për Erdogan: Vrau median e lirë, akt diktatorial

redaktor

Mbyllja me forcë e gazetës më të madhe opozitare “Zaman” nga ana e qeverisë turke ka ngjallur reagim në të gjithë mediat botërore por sidoemos në mediat franceze.

Ato e kanë quajtur si aktin e fundit të vendosjes së një shteti diktatorial në Turqi rastin e mbylles së gazetës “Zaman”.

Televizioni francez LCP ka botuar dhe karikaturën e ditës për këtë ngjarje duke pikturuar Presidentin e Turqisë Erdogan me një kovë me boje të kuqe që lyen logon e gazetës Zaman.

Kjo karikaturë konceptohet si lyerje me gjak të lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *