Miqësorja me Italinë, që do të zhvillohet në stadiumin “Luiggi Ferraris” të Xhenovës do të ndiqet nga të paktën 10 mijë tifozë shqiptarë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, ky është numri i biletave që janë blerë nga fansat shqiptarë, që do të mbërrijnë nga të gjitha anët e Italisë, kryesisht nga rajonet qendrore dhe veriore, por edhe nga vende të tjera të Europës perëndimore, si Franca, Zvicra dhe Gjermania. Por ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë informacion të “ANSA”-s është fakti që autoritetet vendase u frikësohen ngjarjeve të pakëndshme, duke iu referuar dhunës në ndeshjen Serbi – Shqipëri më 14 tetor në stadiumin e Beogradit. Për mediat italiane tifozët ballkanas paraqesin në çdo rast rrezik për organizatorët e ndeshjes, çuditërisht edhe kur bëhet fjalë për një takim historik miqësor, që shqiptarët po e presin me shumë emocion. Për të siguruar rendin dhe qetësinë jashtë dhe brenda impiantit të qytetit të Xhenovës do të jenë të angazhuar rreth 300 policë dhe karabinierë, ndër të cilët 210 do të vijnë si përforcime nga veriu i Italisë. Sfida Itali – Shqipëri do të nisë në orën 20:45, ndërsa të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e biletave do të shkojnë për fondin e emergjencave civile.

Trazirat ne Beograd i shkaktuan vete serbet… edhe ne Genova para 4 vjetesh po Serbet… this is not the case…
Goxha gazetar “Luiggi” me dy “g” dhe me tej shkruan Xhenova me “xh”.. as italisht e as shqip nuk ja thek..qeka “Pyke me diell”…o te mjeret ne me kete nivel…
nuk e kuptoj pse duhet te kete trazira; eshte ndeshje miqsore dhe cdo gje duhet te shkoje per mbrekulli;