Pas arritjes së marrëveshjes së Greqisë me kreditorët dhe pas miratimit që parlamenti grek i bëri në orët e para të mëngjesit të sotëm paketës së ndihmës të ofruar nga BE, në horizont shfaqen benefitet e para për qytetarët grekë.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, bankat do të rihapen të hënën, më 20 maj, pasi qëndruan të mbyllura që nga 29 qershori. Sipas kësaj agjencie, për dy ditët e para qytetarët kanë të drejtë të tërheqin deri në 60 euro, ndërsa ditën e tretë 120 euro.
Pamjet e qytetarëve që qëndronin në radhë përpara bankave dhe bankomateve, derisa këto u mbyllën me vendin të bankës kombëtare për të shmangur një kolaps të mëtejshëm, u bënë simbol i krizës greke.
