Mediat greke zbardhin 90 minutat e vështira të Ramës me diplomatët

Bora Basholli

Duket se interesin më të lartë mbi situatën politike në vend e kanë mediat e huaja. Këtë të martë mediat greke zbardhën takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e huaj në Tiranë i zhvilluar një ditë më parë.

Njëri prej diplomatëve ka thënë se kryeministri është jashtë realitetit, ndërkohë që Gramoz Ruçi, i pyetur nga ANA, ka thënë se Kuvendi do të miratojë edhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë pas takimit që Rama zhvilloi dje në kryeministri me ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në Shqipëri, mediat greke japin detaje për atë që u diskutua realisht në këtë takim.

Në një shkrim të gjatë, media In.gr, thotë se njëri prej diplomatëve është shprehur në anonimat se kryeministri nuk e sheh çështjen politikisht siç është në realitet, por vetëm ligjërisht.

Shkrimi i plotë:

Për një orë e gjysëm, kryeministri Edi Rama iu ka shpjeguar ambasadorëve të BE dhe ShBA, arsyet pse ai këmbëngul që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 30 qershor, pavarësisht faktit se presidenti i Republikës i ka shtyrë ato me një dekret.

Kryeministri ka thënë shkurt se çdo tension që do të shkaktohet nga opozita, do të jetë i menaxhueshëm, dhe nuk është rreziku që zhvillimi i zgjedhjeve të krijojë destabilitet.

Ai iu kërkoi diplomatëve të mos i pranojnë kërkesat e opozitës, dhe iu kërkoi për ndihmën e tyre për të lehtësuar tensionet. “Ne u larguam me shumë pyetje”,-tha në një komunikim me agjencinë e lajmeve ANA, një nga diplomatët e pranishëm në takim, menjëherë pasi u largua.

“Kryeministri e sheh të gjithë çështjen nga ana ligjore, por jo në dimensionin politik, ashtu siç në realitet është.”-shtoi ai.

Në një tjetër zhvillim, të gjitha palët, qeveria, presidenti dhe opozita nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, KQZ, gjykoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet. Vendimi u mor nga 4 anëtarët e mazhorancës në KQZ. Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën kohë njoftoi nisjen e e procedurave për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha për seancën e të enjtes: Mazhoranca ka votat për të shkarkuar Metën.

“Shumica ka votat për të shkarkuar Metën dhe heshtja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, është një mënyrë për të pranuar këtë votë ekstreme në Kuvend për të hequr kreun e tanishëm të shtetit. Kuvendi do të miratojë themelimin e Gjykatës Kushtetuese, por gjithashtu do të mbështesë fuqishëm krijimin e institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë “.

 

b.b/dita

 

Share This Article
13 Comments
  • Kriza aktuale nuk eshte krize e popullit shqiptar,por krize e pushgtetit dhe e drejtesise!
    Te gjitha palet ne konflikt mazhoranca dhe opozita luajne vetem per interesat e tyre personale dhe jo per ato te te gjithe shqiptareve!
    Opozita therret “Rama ik”,por nuk ngre asnje problem konkret se per cfare duhet te iki RaMA PERVEC SE VJEDHJES SE VOTAVE!
    PO TE ISHTE VETEM PER VJEDHJEN E VOTAVE,O KANE VJEDHUR VOTAT BERISHA,BASHA ETJ O NUK KA VJEDHUR NJERI!
    PRA DY PALE HAJDUTE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SI HAJDUTE!
    POR EDHE BERISHA,BASHA BASHKE ME RAMEN ETJ JANE SHKAKTARET E KRIJIMIT TE KESAJ SITUATE TE RREZIKSHME,SEPSE TE GJITHE BASHKE KANE SHKATERRUAR SHTETIN LIGJOR,KANE PERCARE SHQIPTARET NE DY PARTI,KANE ZHDUKUR DEMOKRACINE AQ SA NUK EKZISTOJNE SINDIKATAT,KUR POPULLI ESHTE CUAR NE MJERIM SA E SHET VOTEN PER NJE THES MIELL DHE PERFUNDIMI KEMI NJE SHTET FASHIST ANTIPOPULLOR!

  • Nuk është aspak anonim diplomati “X” që nuk i shikon problemet me zgjidhje ligjore, pir me zgjidhje polutuke. Persobalisht e kuptoj se kush është ky diplomat,nëse është vërtet. Ky ose media në fjalë janë ata që nuk njohin ligjet demokratike . Dihet ligjet dalin nga njerëzit që vijnë nga politika . është polutike që i bën ligjvënës. Deri këtu Ok. Por kush ështl shteti që nuk i njeh ligjet ndërkombërare? Ja pra na bëhet i njohur si diplomati dhe gazetari. Ligjet zoti gazetar dhe diplomat dalin nga parlamentet përkatëse që për ne dhe për ata që ne po synojmë e kanë vrenda politikën dhe nuk mubd të veçohen, por ligjet janë primarë, jo vetëm që mbrohen por detyrimisht edhe zbatohen. Të lësh mënjanë ligjet dhe të plotësosh orekset e polutukës saliane metash do të thotë të “dhjesësh aspuratat e popujve për demokraci”. Suksese në jetë deputet dhe gazera .
    Spiridhon Kureta

  • Le ti shtyje zgjedhjet, le te fitoje dhe t’jua mbylle gojen e te mos hane mut par kater vjet te tjera!

  • Rraca e klefteve na u hiqka si anonim hahaaa , keta pisa mezi po presin te iki Rama nga skena politike shqiptare se u ka hasur sharra ne gozhde , te te japin mend nazisto-komunisto-anarshistet e Gerqise eshte sikur te q… breshhka .

  • Ose nuk e keni perkthyr mire ose ka tendence ky shkrim .. Thoni nje emer diplomati pasi nje gazete serioze nuk mund te flase kodra mbas bregut .. Tha ky e tha ai … Asgje te vertete nuk ka ne kete shkrim … Me befason DITA..

  • Une them ta lem te vendose ky DILPOMATI Y………..se mos ishalla eshte nje lloj i vecante idioti……………..

  • Kështu do vazhdojmë nga kriza në krizë, kjo falë dhe ‘ndihmës të sinqertë” të Greqisë në hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Është naivitet që Shqipëria pret nga Greqia e fqinjët ballkanikë ta ndihmojë, duke hartuar deri edhe Kushtetutën, Greqia e fqinjët tanë na mbajnë të pushtuara gati gjysmën e territorit, ata duan gjithmonë një Shqipëri të destabilizuar, të dobët që të prodhojë “skllevër ” për të punuar në pronat e afendikojve për një copë bukë dhe treg shitje për mallrat e fqinjëve e të mos rifitimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

  • Mediat greke e kane thene dhe perseritur disa here , se interesi i Greqise eshte qe te sponsorizoje Lulezim Bashen , perballe Edi Rames , qe eshte armiku i Greqise ! …Kurse Ilir Meten e kane ftuar ne Greqi dhe i kane varur nje teneqe ne qafe (medalje) me motivacionin : ” Per kontribute te shquara ne favor te shtetit grek” ! Gazetes Dita i mjafton vetem fakti qe te shahet Edi Rama . Armiku i armikut tim , eshte miku im !
    Doni me per Belulin ?!

  • Dhe Saliu me Ilir Metën dhe Edi Rama që nxitën dhe mbajnë gjallë autokrizën e tyre duanë që, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, të arrijnë tani që tu mbushin mëndjen shqiptarëve të zhgënjyer nga poshtërsitë e tyre se ja, Amerika dhe Europa, nuk na injoron dhe, duke u mbështetur tek ne, do të shpëtojnë vëndin nga autokonflikti. Njerëz, ne si popull nuk kemi asnjë konflikt social me njëri tjetrin, konflikti është dobiçi që kanë pjellë mëndjet diabolike të politikanëve tanë me synimin që e para të mbajnë të rreshtuar turmat e militantëve, e dyta të friksojnë popullin me gogolin e konfliktit dhe e treta dhe më kryesorja, të tërheqin vëmëndjen e Amerikës dhe Europës drejt tyre duke arritur që, nëpërmjet të huajve, të riciklojnë figurat e tyre të urryera nga pjesa dërrmuese e popullit, përsëri, në arenën politike. Këtij i shërben edhe takimi i karikaturës sonë kryeministrore me diplomatët e huaj. Ai e ndjen që është totalisht i dështuar brënda vendit dhe shpëtimin do ta gjejë tek të huajët , natyrisht duke u ofruar ndonjë gjë të majme atyre, sikurse kanë bërë kolegët e tij të halepolitkës, Saliu, Fatos Nano dhe Ilir Meta më parë.
    Edi Rama po të ishte burri mirë, mund të bënte atë që deklarojnë të bëjnë kolegët e tij të mirë, maqedonasi Zajev dhe greku Cipras që , për problemet në qeverisjen e tyre janë të gatshëm të riprovojnë vehten në mënyrë dinjitoze, burrërore dhe paqësore, në zgjedhje të parakohshme. A e bën ky i yni këtë? Jo, kurrë! Ai është gati të vdes mbi tepsinë qeveritare të vjedhjeve dhe atë nuk e lëshon nga dora deri sa të jap shpirt! Është saktësisht përfaqsues i denjë i rracës së flliqur të politikanëve shqipëtar!

  • As qe dua plepin fare dhe as Kamm votuar per te, por meqe nuk e duan greket atehere plepi duhet te rrije aty medoemos; midis te gjithe te keqinjve qe kemi me krye te politikes, ate qe nuk e duann greket eshte me i miri per kombim, deri sa te dale dikush tjeter qe eshte edhe i mire per me qe nuk duam Ramen por edhe i keq per greket!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *