“Franca ka vendosur veton duke bllokuar negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”
Kështu shkruajnë mediat italiane ‘Ansa’ dhe ‘TGcom’.
“Vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian. Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni”, shkruan ‘TGcom’.
Edhe ‘Ansa’ shkruan se liderët e BE-se nuk kanë arritur unitetin në darkën e sotme dhe vetoja e Francës bllokon fillimin e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit evropian.
“Samiti i BE-së nuk do të jetë në gjendje të japë dritën e gjelbër për të dy vendet e Ballkanit, megjithëse një shumicë e madhe e partnerëve evropianë favorizojnë rekomandimin e formuluar nga Komisioni. Përveç Francës, Holanda dhe Danimarka kundërshtojnë Shqipërinë.
Apelet e përsëritura nga Komisioni e Parlamenti i BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi duket se nuk kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë vendimmarrjen e BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe. Vetëm atëherë dyert e Evropës mund të hapen për vendet e reja.
Një pozicion që fsheh nevojën e Macron për të mbajtur nën kontroll forcat e brendshme populiste. Karta e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendje ishte Finlanda, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, me të ashtuquajturin ‘shkëputje’, ndarjen e fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin. Nëse krerët e BE nuk japin dritën e gjelbër për negociatat “qeveria jonë do të bjerë”, paralajmëroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por mundësia e ndarjes së fatit të dy vendeve nuk duket se gjen favor në Paris, apo edhe me disa shtete si Italia, e cila do të dëshironte një rrugë të qartë për të dy”, shkruan ‘Ansa’.
j.l./ dita

Ate qe te ben shoku,s`ta ben as maloku,mor Edvin!
Ja i hodhe doren ne qafe Makronit,,e pane te gjithe ne Shqiperi,,Hasmi plasi.Populli kendoi:Kemi mik,kemi mik,kemi mik baba Staline.
Kete sene kemi mik Makrone,jo Mao Ce Dune.
Por keta Perendimoret nuk njohin miqesi revolucionare.
Keta ta lene krahun vare.
I kuptove francezet o Rame?Ti i hedh krahun,Ay te fut krahun. Dil e,mburru tani:Kam mik Makrone!
luano
nuk ka gjë për të kuptuar këtu!!
i ke parasysh rreklamat??
e njëjta fotografi mund të reklamojë dy produkte të ndryshme nga njëjri tjetri!!bile fotografija mund të reklamojë një produkt që nuk ka ato të dhëna që paraqiten në reklamë!
ajo foto me dorën në qafë,si me,njëherë e një kohë,dash pezën,zheji a klosin,është publikuar nga zyra e marketingut kryeminiestror!!me atë foto marketingu kryeminiestror na ka thënë “shikoni se sa miq janë këta të dy,shikoni se makroni i vogël ka dobiçin tonë të modh si një figurë frymëzimi”!
por nuk jemi në kohën e luigjit xy,por në kohën e republikës ku makroni i vogël ka shumë në dorë,por jo gjithçka!!nuk jemi në një shoqëri private ku një llaf ndryshon shumë!këtu jemi në politikë shtetrore dhe në mardhënje me një shtet që vetëm një lagje të kryeqytetit,jo të pasur,e ka sa gjithë shqipëria!!
a thoni se kryetari një bashkie të varfër të francës ta ketë mik makronin??
nëse e shihni kështu si unë!?
mendoni se sa mik mund ta ketë një palaço nga bytha e dreqit!!