Mediat italiane: Rey Manaj, mesazh për Interin dhe De Biazin

Dita

Rey Manaj ishte i vetmi lojtar i Interit në fushë, të hënën e Pashkëve, madje qe në gjendje për të përfituar nga ky pozicion i “privilegjuar”. Numri 97 i Interit e ka ndihmuar Shqipërinë U-21 për të fituar me përmbysje mbi homologët e Hungarisë. Manaj ka shënuar golin e barazimit 1-1, para se kuqezinjtë të gjenin edhe golin e dytë, atë të fitores, duke treguar një paraqitje të rëndësishme.

“Inter-news.it” shkruan se sulmuesi ka qenë në fushë gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës, duke shënuar në minutën e 69-të. Shqipëria ka arritur të marrë tri pikë falë golit të tij dhe Herdi Prengës (79′), pasi u gjend në disavantazh përballë hungarezëve, të cilët shënuan të parët me anë të Daniel Gera (55′). Rezultati final ishte 2-1 për vendësit dhe Hungaria e pa veten “KO”.

Rey Manaj i dha sinjal edhe De Biazit, për ta pasur në konsideratë për “Euro 2016” Ky është një hap përpara për Manaj dhe shokët e tij në eliminatoret e Kampionatin Europian U-21, edhe pse mendimi i sulmuesit është aktivizimi me Interin në Seria A dhe Kampionati Europian, me Kombëtaren A, në verë.

Roberto Mancini, por sidomos Gianni De Biasi, janë “alarmuar” nga paraqitja e tij, ndaj e kanë marrë një mesazh të qartë edhe dje…

Share This Article
1 Comment
  • Asnje mesazh nuk dha Rei Manaj ne ndeshjen e djeshme!
    Ai deri tani ka treguar se eshte LARG SE QENI I AFTE PER TE LUAJTUR NE KOMBETAREN E SHQIPERISE!
    Ai eshte se pari nje lojtar mendjemadh,grindavec,protestues pa shkak ndaj arbitrit dhe sa per golin ai u ndodh per fat ne vendin e duhur qe e shtyu topin ne rrjete!
    Ne se duhet ta tregonte veten e tij kishte disa rasdte te tjera qe gjuajti pa p[ergjegjesi!
    Ai nuk bashkepunon me lojtaret e tjere,pra eshgte INDIVIDUALIST I MADH!
    Duhet te uli hunden dhe te punoje shume!
    Nga 21 vjecaret u dalluan me shume lojtaret Latifi dhe Cekici!
    Mos ia rritni mendjen kaq shume se do ta beni te marre fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *