Mediat italiane: Shqipëria merr Statusin në dhjetor

redaktor
Mediat italiane raportojnë se Shqipëria është më afër anëtarësimit drejt Bashkimi Europian. Sipas TgCom, ekzistojnë të gjitha gjasat që Komisioni Europian t’i hapë rrugë kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim, duke iu afruar kështu më shumë objektivit të saj.
TgCom i referohet kështu burimeve të saj në Komisionin Europian, një ditë para publikimit të raportit final për zgjerimin për vendet e Ballkanit. Shqipëria duhet të bëjë këtë javë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Ekzekutiv i BE pritet të rekomandojë për shtetet anëtare për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat shkruan ndërkohë ‘Il Sole 24 orë’ në Itali.
Sipas kësaj agjencie lajmesh, ndërsa disa qeveri perëndimore mund të tregohen të ftohta ndaj Shqipërisë, Italia është një vend që e mbështet përpjekjen e Tiranës për anëtaresim në familjen Europiane.

****

Fyle: Në BE shtetet që përmbushin parimet, nesër progres-raporti në Bruksel

Komisioneri per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise Štefan Füle do te paraqese te merkuren ne Bruksel Strategjine e re te Zgjerimit dhe Raportin Vjetor per vendet qe jane ne proçesin e pranimit.

“Më lejoni të flas fare shkurt mbi raportin e progresit që do të miratojë Komisioni këtë vit. Këtë vit raporti do të përqendrohet në 4 pika: E para, do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë; do të jetë mbi pushtetin transformues të zgjerimit, jo më kot e kemi marrë Çmimin Nobel për Paqen. E dyta, do të jetë mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian, thellimin e integrimit. Pika e tretë: Këtë vit raporti i progresit do të ketë një moto të re: Në fillim parimet. Cilat janë parimet? Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurrenca; ne duam që vendet kandidate që do t’i bashkohen BE-së të jenë gati edhe në terma ekonomike. Dhe pika e fundit, që do të jetë një pikë që është nënvizuar edhe vitin e kaluar, është që Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe aspiruese në udhën e tyre shumë të rëndësishme për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”tha Fyle në prezantimin paraprak ne prag te miratimit te paketes se zgjerimit.

Pas miratimit nga Komisioni Evropian, Fyle do te flase para Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian, ne oren 12:30 dhe do te zhvilloje nje konference per shtyp ne Komisionin Evropian ne oren 14:30.

Konferenca e shtypit do te transmetohet drejtperserdrejti neser, ne oren 14:30, ne mjediset e Qendres se Informacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *