Protesta e Partisë Demokratike është pasqyruar edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
Rrjeti britanik BBC, shkruan se në protestë nuk u regjistruan incidente të rënda, me gjithë “fërkimet” midis protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas këtij rrjeti televiziv, protestuesit hodhën vezë dhe gurë në drejtim të ndërtesës qeveritare, duke kujtuar se protesta zhvillohet në përkujtim të 25 vjetorit të demonstratave studentore që çuan në rrëzimin e regjimit komunist.
Lajmi është publikuar edhe nga gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, e cila ka si titull kryesor:
“Opozita shqiptare zbret në rrugë”, duke vënë në dukje faktin se Partia Demokratike kundërshton reformat e qeverisë.
Kjo e fundit, shkruan New York Times”, ka shkaktuar mjaft pakënaqësi me aksionet e saj kundër informalitetit dhe debitorëve të energjisë. Gazeta britanike “DailyMail”, shkruan se opozita doli në rrugë për të kundërshtuar reformat ekonomike të qeverisë, që sipas saj, po varfërojnë qytetarët./Dita/
