Mediat ndërkombëtare shkruajnë për shkarkimin e zv/ ministres Bejko

Dita

Shkarkimi i zv. Ministres së Mjedisit se nuk kishte paguar faturat e energjisë elektrike, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Gazeta amerikane “New York Times” i ka dedikuar një lajm largimit të zëvendësministres. Kjo gazetë shkruan se, me këtë nismë, qeveria po përpiqet të bindë shqiptarët për të shlyer borxhet e vjetra të pushtetit.

Zëvendësministrja Diana Bejko që u shkarkua, nuk pati asnjë koment të menjëhershëm. I vetmi koment ishte ai i kreut të qeverisë shqiptare,  Edi Rama i cili falënderoi Bejkon për punën e saj në detyrën e zëvendësministres, por tha se, përsa i përket detyrimeve ndaj energjisë, nuk do të ketë asnjë justifikim, qoftë edhe për 1 lek.

Qeveria shqiptare, vijon e vendosur në luftën e saj ndaj abuzuesve të energjisë, deri në rehabilitimin e plotë të këtij sistemi problematik për vendin.

 

Share This Article
3 Comments
  • Mendoj se kete Rama e ka bere per te reklamuar qeverine e re. Jam dakord me “gjermanin e fundit” qe ne te gjithe boten aplikohen kamatvonesat. Ky pushim nga Puna eshte bere me qellim Reklame te qeverise. Nuk pushohet nje zv.ministre qe ka punuar mire ( Rama e falenderoi ) per mos pagimin e 12mije leke te vjetra.

  • Me pelqen standarti vleresimit i Z. Kryeminister per ate qe nuk paguan energjine 🙂
    Por tani, a do te vendosi Rama, ndonje fytyre te re, qe te na japi pak shprese ne qe kemi besuar dhe besojme tek ai… apo prap do bej qoka edhe me zv. ministrin e rradhes… ???? Meqe jemi tek fusha e mjedisit, ka disa ekspert te rinje te mjedisit nga shoqeria civile, proqeverise Rama…qe japin fryme dhe inegritet duke iu pergjigjur edhe politikes inteligjente…Zgjedhjet vendore po afrojne dhe nuk kemi asnje perfaqsues te artikuluar nga partia socialiste ne fushen e mjedisit 🙁 🙁 🙁 e cila eshte nder fushat kryesore te zgjedhjeve vendore… 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *