Pluhuri ende nuk është ulur nga zgjedhjet parlamentare të 24 prillit në Serbi. Në shumicën e vendeve evropiane, fitorja e qartë e kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe Partisë së tij Përparimtare konsiderohet si shenjë se një atmosferë pro-perëndimore po mbizotëron në Serbi.
Kjo është pjesërisht e vërtetë, por realiteti është shumë më i komplikuar. Përparimtarët e Vuçiçit kanë përjetuar ulje të radhitjes së tyre në parlament (27 ulëse në kohën kur është shkruar artikulli), edhe pse kryeministri bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme me qëllim të forcimit të mandatit të tij. Nga ana tjetër, për shumë njerëz të partisë së Vuçiqit, Bashkimi Evropian nuk është prioritet.
Mediat ruse gjithashtu i shohin zgjedhjet në Serbi si një referendum të vendit për bashkim në bllokun evropian. Ato e kanë përmendur qëndrimin në dukje pro-evropian të shumicës, por mediat ruse preferojnë të fokusohen në suksesin e dy partive të krahut të djathtë: partisë Radikale dhe partisë Dveri. Që të dyja e kundërshtojnë integrimin e Serbisë në BE dhe mbështesin lidhje më të ngushta me Rusinë. Ato e kundërshtojnë çdo dialog mes Beogradit dhe Prishtinës.
Aktualisht, Dveri është e përfshirë në një mosmarrëveshje me komisionin zgjedhor në Serbi për numërimin e votave përfundimtare dhe rrezikon të mos e fitojë asnjë ulëse në parlamentin e ri, pavarësisht sigurimit të rreth 5 për qind të votave. Nacionalisti Vojsllav Sheshel do t’i kontrollojë 22 ulëse, për dallim nga legjislatura e kaluar, kur nuk e kishte asnjë.
Shesheli në veçanti e gëzon përkrahjen e disa zyrtarëve rusë dhe ka pranuar një vëmendje joproporcionale në mediat ruse. Kur zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, vizitoi Serbinë në muajin janar, ai shkaktoi një hallakamë pasi mbajti një takim privat me Sheshelin. Ringjallja e partive të krahut të djathtë në Serbi, e në veçanti ajo e Sheshelit, janë interpretuar në disa media ruse si reagim ndaj “politikave pro-evropiane të Vuçiqit”.
Në fund të muajit prill, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Chepurin, shkoi në selinë e Partisë Radikale për ta uruar Sheshelin për rezultatet e korrura në zgjedhje.
Sa i përket vëzhguesve rusë, ngritja e krahut të djathtë – dhe jo fitorja e Vuçiçit – është rezultati i vërtetë i këtyre zgjedhjeve. Ata ende e parashohin një rrugë të vështirë drejt anëtarësimit në BE të Serbisë. Moska qartazi nuk e pret asnjë kthesë “anti-ruse” në politikën e jashtme serbe, pasi, sipas tyre, ‘kundërshtimi i partive ndaj NATO-s dhe përkrahja e lidhjeve më të ngushta me Moskën” ka pësuar rritje.
Gazeta ruse, me bazë në Moskë, Kommersant, ka shkruar se Serbia duket se po nxiton për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por se ajo nuk do t’ia kthejë asnjëherë shpinën Rusisë.
Gazeta veçse po i parasheh zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në Serbi, me parashikimet se ato do të jenë një test për Beogradin dhe marrëdhëniet e tij me BE-në dhe Rusinë.
Kommersant sugjeron se qëllimi i Vuçiçit është të fitojë një shumicë aboslute në parlament, në mënyrë që të vazhdojë me reformat e premtuara, e të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Por, parlamenti i ri i Serbisë mund të mos jetë aq i përshtatshëm për planet e kryeministrit, me radikalët pro-rusë që janë në rrugë për t’i fituar 22 ulëse në parlament, edhe nëse Dveri nuk arrin të marrë asnjë ulëse, për një fije të perit.
“Agjenda pro-evropiane e Vuçiçit do të përballet me vështirësi të mëdha”, paralajmëron Kommersant. Tingëllon si parashikim, por realisht është një premtim: se fuqia ruse do ta vështirësojë rrugën e Serbisë për në BE sa më shumë që të mundet.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga organizata joqeveritare “Qendra për Shoqëri të Hapur”, aktualisht janë 40 portale të internetit dhe organizata që e promovojnë Rusinë dhe interesat e saj në Serbi, lënë anash Radio Sputnikun.
Makina e propagandës ruse sigurisht nuk mund të fajësohet për përpjekje, e nga ana tjetër Shesheli po përjeton një valë të paparashikueshme të popullaritet, pas vendimit të Hagës që e shpalli atë të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Sidoqoftë, nëse Shesheli shihet si basti më i mirë i Rusisë për ta bllokuar rrugën e Serbisë drejt reformave demokratike dhe bashkimit në BE, atëherë Moska është duke e përkrahur personin e gabuar. Ai mund t’i trembë kujdestarët e kuajve përpara ndërtesës së parlamentit serb, siç ka sugjeruar një karikaturist serb, por ai nuk e ka as fuqinë e as qëndrueshmërinë për ta formësuar politikën e jashtme serbe, në aspektin afatgjatë./rel

SERBIA E MILLOSHEVIQIT DHE TITOS PO LARGOHET NGA RUSIA BOLSHEVIKE E PUTINIT, POR SHQYPNIA KOMUNISTE E EDVINIT, LIKES DHE SALIUT PO AFROHET DHE ANTARSIMI NE BE-SE I VATANIT PO DUKET GJITHNJE SI NJE MISION I PAMUNDUR
Mjafton te shikosh sesi dekorohen me medalje trimerie xhelatet katile te Enverit duke filluar nga Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, Arjanit Cela me shume soje e sorrollope gjkatare nga pas, mjafton te shikosh si ministra dhe deputete te qeverise dallkauke shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e ANTIKRISHTIT Enver Hoxha ne dore, mjafton te shikosh sesi vampiret enveriste qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem gjate ditkatures staliniste per 50 vjet me radhe, pra keta vampire si qajne dhe vajtojne si kukumjacka pylli per 29 nentorin e ZI jugosllav apo per 5 majin e deshmoreve imagjinare te Enverit, date kur ky pederast i pabese spiunoi tek fashistet e kunatit te vet Qemal Stafen, mjafton te shikosh si po e drejtojne sot shtetin shqyptar 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit si nje Mafie Komuniste me pushtet, jo si nje Republike Parlamentare Demokratike, por si nje Diktature Kryeministrore Enverise qe kerkon te beje edhe Kryearkitektin e qyteteve, edhe Kryespecialistin e Ekonomise dhe Biznesit, por edhe Kryehajdutin e Fondeve Publike dhe te votave te miletit dru me pre.