Mediat serbe akuzojnë De Biazin për terrorizëm

Elton Tafaruci

Veprim në mbështetje të terrorizmit e kanë quajtur mediat serbe videon e postuar nga trajneri i kombëtares De Biazi, e cila shërbeu edhe si frymëzim për djemtë para ndeshjes me Rumaninë.

Blic në një shkrim të publikuar e lidh trajnerin De Biazi me terrorizmin. “Skandaloze, trajneri italian i Shqipërisë përkrah terrorizmin”, titullohet shkrimi, shoqëruar edhe me videon e postuar nga De Biazi.

Sipas gazetes serbe, “në një video që ka postuar De Biassi, shfaqet UÇK-­ja, ushtri terroriste. Videoja tregon anëtarët e organizatës terroriste, UÇK­-së në veprim, me te cilen ai u përpoq të bëjë një lidhje me historine e ekipit të futbollit në EURO 2016”.

“De Biasi, te cilit i është dhënë shtetësia shqiptare, ka publikuar një video që tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë, por edhe luftës në Kosovë, në të cilën morën pjesë anëtarët e organizatës terroriste Ushtria Çlirimtare e Kosovës”­shkruan gazeta. Në fund, videoja mbyllet me ndeshjet e luajtura për kualifikimet e EURO 2016, ku spikat mesazhi i De Biazit: “Falë jush Europa po në sheh si të barabartë”.

brenda

Share This Article
1 Comment
  • Beogradit i ka mbetur truri stop qe prej 1999.Ende kujton se e beson kush kur quan terroriste UCK-ne.ate qe bota e njohu.e ndihmoi dhe e coi drejt lirise se Kosoves.Tashme deshira e madhe per te mos besuar se Kosoven nuk e kane me nxjerrin emertimet e tyre te dala boje dhe mendojne se bota do t.i bespje.Zgjohuni serbe per te miren tuaj,qe te shihni perpara e te ecni drejt te ARDHMES se popullit tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *