Hashim Thaçi nuk do të jetë në tribunën e nderit. Siç bën të ditur e përditshmja serioze e Beogradit Danas, Edi Rama ka anuluar praninë e Thaçit në “Elbasan Arena” me mirëkuptim të vetë Thaçit por me kërkesë të kreut të qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë që mediat e Prishtinës theksojnë të kundërtën, gazeta Danas u referohet burimeve të saj në qeverinë e Kosovës.
Kjo gazetë thekson se “Kryeministri shqiptar e konsideron këtë takim si një moment i rëndësishëm ku mbizotëron vullneti për ta kaluar ndeshjen kundër Serbisë pa asnjë incident. Rama do ta ndjekë ndeshjen në shoqërinë e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç dhe i është shmangur çdo incidenti të mundshëm”.
Vetë Thaçi ka telefonuar Ramën dhe ka hequr dorë nga prania e tij në ndeshje pasi ka parë që konjukturat politike do të ndihmonin ndezjen e ndonjë fitili politiko-nacionalist.
Danas thotë se kabineti i kryeministrit të Shqipërisë ka lajmëruar protokollin e Vuçiç për listën e të ftuarve ku nuk figuron zv.kryeministri i qeverisë së Kosovës dhe miku i vjetër i kryeministrit shqiptar, Edi Rama-raporton tesheshi.
Danas thekson se Vuçiç e ka bllokuar shkuarjen e tij në Elbasan vetëm nga prania e Hashim Thaçit për të cilin ka deklaruar se nuk i pëlqen shoqëria e tij në tribunën e nderit. Ndërkohë mediat kosovare po shkruajnë me të madhe se Thaçi do të jetë në ndeshje. Kjo ndoshta mund të ndodhë, por jo në tribunën e kryeministrave.

KJO TREGON SE NUK KEMI SHANCE TE BEJME PAQE ME SERBET.
PER FAKTIN E THJESHT SEPSE NUK KA SERBI.
ESHTE NJE SHTET I NGRITUR ME “PATERICA” NGA RUSIA MBI TROJET E PERANDORISE OSMANE DHE AUSTROHUNGAREZE.
SOT QE FLASIM, NE SERBI JANE RRETH 3 MILION SHTETAS TE SAJ ME PREJARDHJE GJAKU SHQIPETAR, HUNGAREZ, RUMUN ETJ.
CDO AFRIM I SERBISE ME SHQIPERINE DHE FQINJET E TJERE, DO TE ZGJONTE NDJENJAT KOMBETARE TE KETYRE PERSONAVE, QE SERBIA KA MBI 100 VITE QE PERPIQET TI ASIMILOJE ME LLOJ LLOJ PROGRAMESH.
TE SHIKOJME TE MARRIM 3 PIKESHIN ME QETESI, PO DO TU VIJE RRADHA EDHE KETYRE GJERAVE.
Politiken e diversionit Saliu e paska asimiluar me se miri nga politika serbe. Edhe kur nuk ka lajm, e prodhojne nje te tille per te turbulluar ujin.
KTU KA TRADHTIA BURRA