Mediat serbe: Shqiptarët provokojnë përsëri

Dita

Ndeshja e sotme miqësore e zhvilluar në Prishtinë, mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka kaluar pa komentuar nga mediat më të rëndësishme serbe. Madje, ato kanë kaluar edhe më tej, teksa më shumë se për eventin, ka preferuar ta trajtojnë edhe me nota politike.

Kështu, “Telegraf.rs” citonte: “Këto dy kombëtare, njëra prej të cilave nuk është e njohur, kanë luajtur një ndeshje miqësore në Prishtinë”, ndërsa “B92” shkruan: “Kosova dhe Shqipëria barazojnë në Prishtinë”.

Edhe më esktrem është qëndrimi i raportuar nga “Kurir.rs”: “Sipas raportimit të mediave nga Prishtina, para fillimit të ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë e përfunduar në barazim 2­2, mbi stadium u ngrit sërish në fluturim droni që ndërpreu ndeshjen e një viti më parë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë”. Ka qenë ky komenti për ndeshjen Kosovë­Shqipëri, i “Kurir”, një nga mediat më të rëndësishme serbe.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *