Mediat serbe: Skandal; ato zvicerane: Po tani?!

Elton Tafaruci

Anëtarësimi historik i Kosovës në UEFA kishte kundërshtarët e vet dhe më të mëdhenjtë ndodheshin në Beograd.

Mediat serbe e cilësuan skandal anëtarësimin dhe thonë se u bë në shkelje flagrante të statutit.

“Skandal në Budapest”, është lajmi kryesor në edicionin online i Kurir, që shton se Kosova u pranua në shkelje flagrante të statutit.

B92 thotë se pavarësisht se artikulli 5 i statutit nuk ndryshoi, kjo nuk e pengoi Kosovën që të bëhej anëtare e UEFA-s.

Lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA nuk është pritur mirë jo vetëm në Serbi, por edhe në Zvicër.

Blick hapet në versionin e vet online me titullin: “Kosova në UEFA, po Xhaka dhe Shaqiri, çfarë do të bëjnë tani?”, shkruan ajo, duke theksuar edhe njëherë frikën e shprehur edhe nga përfaqësuesi helvet në Kongresin e UEFA-s për të ardhmen e lojtarëve që kanë lindur në Kosovë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *