Vendimi për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të merret sot.
Në fakt, Komisioni i Apelit i UEFA-s do t’i shqyrtojë sot ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë, por nuk do ta marrë edhe vendimin final, raporton “Zëri”.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç për Telegrafin serb, duke theksuar se vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja e parasheh që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore.
Pra, vendimi mund të merret më 25 dhjetor. Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshjen ta regjistronte 3:0 në tavolinë për Serbinë, të cilës njëkohësisht ia hoqi tri pikë dhe e detyroi t’i zhvillojë dy ndeshje pa shikues, citon “Zëri”.
Të dyja palët, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mbetur të pakënaqur me vendimin dhe janë ankuar. Madje, kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk ndryshon vendimi i parë i UEFA-s.

VENDIMI JEPET SOT , PO AI QE KA MARRE KOMISIONI I DISIPLINES