Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vendosur përfundimisht që të mos vijë në Shqipëri, teksa sot pritet të luhet ndeshja e kombëtareve të të dyja vendeve.
Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç pritet t’i kthejë përgjigje negative letrës së kryeministrit të Shqipërisë.
Dy janë shkaqet kryesore që kanë anuluar vizitën e Vuçiçit në Tiranë. Sipas agjencisë “Blic”, pavarësisht se është thënë që Hashim Thaçi nuk do të jetë i pranishëm në stadiumin e Elbasanit, ai nuk e ka anuluar këtë pjesëmarrje.
Arsyeja e dytë është siguria. Ismail Morina, edhe pse i arrestuar tashmë, sipas medieve serbe, dyshohet se po përgatiste një sulm mbi kryeministrin serb dhe se do të shkaktonte incidente në Tiranë dhe në Elbasan.
“Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan. Si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve ndaj lojtarëve tanë dhe u bëj thirrje autoriteteve shqiptare për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”, thuhet në letrën e Vuçiç.
Shqipëria dhe Serbia pritet të luajnë sot në orën 20:45 minuta për ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian Francë 2016. /Dita/
Ky Vuçiçi, me sa duket e ka zënë frika ,
se mos ja bejne si ne Bosnje!…
Hajde Vuçiç, se nuk te gjen gjë në vendin e Ullinjve,
shqiptaret vertet i ndajne me serbet lumenj gjaku,
por kur u vjen ne shtepi ,
dine te respektojne e jo te bejne siç betë ju serbet ne Beograd me djemt e Kombetares shqiptare…!
Fusni 3 piket dhe i lini serbet ne boten e tyre .
Nuk besohet qe te anullohet vizita nga fshatari Ismail Morina!Ky fshatar qe ju be aq jehon per dronin dje,sot eshte nje hic gje.Turp per ne qe u krenuam me nje shrrlatan!E tregoij e djeshmja c’far niveli arsimor dhe atdhedashes ka!