Media serbe “zbulon” strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor

Edona Llukacaj

Mediat serbe, konkretisht gazeta serbe “Nezavisne”, raporton se Franca ka filluar konsultime të gjera diplomatike jozyrtare për të ofruar ‘partneritet të veçantë të privilegjuar’ për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.  Pasi frenoi hapjen e negociatave, ky veprim shihet si strategji e një zëvendësimi të mundshëm të anëtarësimit të këtyre vendeve në Be me statusin e veçantë.

Gazeta serbe pretendon se Franca, e ndodhur nën presion e kritikave të partnerëve  të saj në BE në lidhje me qëndrimin e saj në samit, do t’i propozojë Brukselit një plan të ri për vendet e Ballkanit.

Ky propozim i Francës, konsiston në disa shtylla të forta, si mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” nga anëtarësimi i plotë.

Sipas “Nezavisne” serbe, Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” në vend të anëtarësimit, por edhe atëherë, ajo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë në BE .

Ndërkohë, Franca është kritikuar nga mediat dhe ekspertët politikë duke u akuzuar se po e shtyn Ballkanin Perëndimor drejt afrimit me Rusinë, Turqinë dhe Kinën.

e.ll./dita

Share This Article
7 Comments
  • Franca gjithmone ka qene aleate me Rusine dhe si pasoje edhe me Serbine mjafton the shikosh flamuret e 3 shteteve te cilet kane te njejtat ngjyra , keshtu qe nuk eshte cudi qe po ben pikerisht ate qe i intereson Rusise PS ose te tjera organizata duhet te organizoje protesta para ambasades Franceze dhe boll me lepirje B…. FUCK YOU MACRON &Co

  • franca e ka patur gati kete strategji që perpara qendrimit të zyrtarizuar të saj per negociatat kundër Shqipërise dhe e ka bere publik kete qendrim të saj edhe më perpara

    franca na thote se meqenese ne të Ballkanit jemi në Europe gjeografikisht po na japin disa avantazhe të lehta por jo anetaresim të plote as në të ardhmen.

    Pra do na trajtoje njesoj si në rastine e Turqise …dhe po zyrtarizon formen e bllokimit për të ardhmen.

    Kur Zeri i Amerikes njoftonte për Jo-në e frolandes për negociatat permendte edhe termin Pezullim të zgjerimit të BE, dhe kjo eshte menyra se si franca (tani por edhe pas macron) do e realizoje kete strategji të saj

    Në takimin e ministrave te jashtem pak dite para takimit të krerëve sekretarja (zv/ministre) e min së jashtme të frances u shpreh per Shqiperine se atje nuk eshte bere Asgje, se reformat në Shqiperi jane bere vetem në leter për të marre votat për negociatat duke mohuar hapur gjithcka dhe duke dalur hapur me paramendim kunder vendit tone

    Shqiperia dhe Maqedonia paten shumë nevoje në kete moment për europen për të vazhduar dhe forcuar reformat per shtetin por ….

    ……Ne fund të fundit ishte e drejta e Europes të na ndihmonte ose jo, nuk kemi pse u lutemi pafund, cdo vend duhet të zgjedhë rrugen që i intereson (ashtu si zgjedh sipas interesave cdo vend i Be-së)

  • Edi e ka mik te ngushte Macroon.Ja hedh doren ne qafe dhe i ben ccu,cu,cu tek veshi,qe te mos e degjoje njeri.,..Masanej Makron i ka kerkuar nje pale atlete te bardha,se nuk gjinden ne France.
    Kemi mik,kemiii mik,
    Kemi mik baba Staline.
    obobobo!
    Iso djema!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *