Mediat janë barometer i demokracisë së një vendi. Përmbledhurazi, mendoj se kanë kanë tre probleme nga më kryesoret.
I pari, janë shfaqje voluntariste të individëve ose grupeve për të motivuar interesat e një biznesi, të një afere korruptive me pushtetin, ose të dyja bashke, duke u bërë në shumë raste “vuvuzelat e epshit”.
I dyti,është kualiteti i ulët i performancave që realizohen nga shumë gazetarë të papërgatitur. Stili publicistik i komunikimit që përdoret me veçoritë e veta në të gjithë botën konfondohet ose përzihet si një risi e mosdijes, me stile të tjerë, të zhanreve të shumta letrare dhe të atij bisedor të pakonstruktuar. Ndonjëherë nuk formulohet si duhet një lajm,nuk përcillet si duhet një mesazh, pakujdesia që çon në relativizmin e një fakti dhe subjektivizmi i qëndrimit, bindjes e sjelljes ndaj tij janë permanente. Recidivat fisnore e ideologjike bëjnë që identiteti i një personi të përfshirë në një ngjarje të perifrazohet me “libër shtëpie” që nuk ka lidhje me ngjarjen.
I treti,marrëdhënia me publikun lë për të dëshiruar nga mungesa e një komunikimi kulturues, nga ndikimet e dukshme të influencave politike, ekonomike, deri në absurditete, nga analistë shërbëtorë zotërinjsh, që ngjajnë me sekserë të paguar ose me militantë medioker partiakë.
Ata që i mëshojnë më shumë “pavarësisë” së tyre dhe mediave që u përkasin, bëhen edhe më tepër qesharake. TVSH, që paguhet nga të gjithë ata që marrin dritë elektrike, gjetja më groteske në botë, është edhe me i çuditshmi duke lënë të kuptohet ashiqare se duke i shërbyer Zotit në qiell dhe zëvendësit të tij në toke u ka shërbyer të gjithëve. Ashtu siç ndodhi me 23 qershor me ndjesinë e gjerë të publikut ndaj plagëve të jetës, ndodh edhe me distancimin e gjerë nga TVSH, mediat partiake, dhe disa “ekstra të pavarura” që rrojne pas prapanicës së pushtetit, të cilat konsumohen gjithnjë e më pak, qesëndisen e lihen mënjanë, si të gjitha jashtëhedhjet e tjera.
Letër e nënshkruar: Ahmet Limani
i nderuari ahmet eshte shume drejte trajtimi qe beni ju ,kur nuk ka drejtesi kur nuk ka ligj si mund ta veme ne ruge shtypin qe ne shume raste shkruajne muhabete kafenesh si ju duket ju kur shtypi i drejte denancon skandale me fakte prova dhe drejtesia hesht ne boten demokratike sa del ne shtyp leshohen si grera ndaj kallzimit ndersa tek ne kapuconet as e tundi nfare por edhe te kundrten kur shpif te ne te shan tjetri me shtate breza dhe sdo ta dije njeri besoj u kuptuam z ahmet
i nderuari ahmet eshte shume drejte trajtimi qe beni ju ,kur nuk ka drejtesi kur nuk ka ligj si mund ta veme ne ruge shtypin qe ne shume raste shkruajne muhabete kafenesh si ju duket ju kur shtypi i drejte denancon skandale me fakte prova dhe drejtesia hesht ne boten demokratike sa del ne shtyp leshohen si grera ndaj kallzimit ndersa tek ne kapuconet as e tundi nfare por edhe te kundrten kur shpif te ne te shan tjetri me shtate breza dhe sdo ta dije njeri