Mediet serbe: Skënderbeu është yni, shqiptarët na vodhën heroin

Bledar Lumani

Dy prej gazetave kryesore të Beogradit, “Telegraf” dhe “Kurir”, kanë pasur sot një shkrim, ku thonë se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, është serb..

Origjina serbo-ortodokse e Gjorgjes nuk është në diskutim. Historiani anglez Eduard Gibbon në librin e tij “Historia e venitjes dhe rënies së Perandorisë Romake” e vitit 1788, në mënyrë të qartë ka shkruar se Kastriotiç e ka origjinën nga dinastia e vjetër serbe e Braniloviçëve të Zetës. Ngaqë janë harruar nga historianët serbë, këta heronj janë duke rënë në errësirën e harresës, apo thjesht po konfiskohen dhe përvetësohen nga njerëz të tjerë! Një fat i tillë i ka ndodhur kalorësit serb dhe gjeneralit të Papës, Gjorgje Braniloviç Kastriotiç, të cilin shqiptarët e kanë deklaruar për heroin e tyre kombëtar. Madje, edhe flamurin e tij e kanë kthyer në simbolin e tyre kombëtar.

Gjyshi i Gjorgjes u shpërngul në Janinë të Epirit, si Kefalija serb (në shtetin mesjetar serb: i pari i pleqësisë së qytetit). Babai i tij, Gjon Gjorgje Kastriotiç është quajtur Princi i Epirit, krahinë që përfshinte Matin, Mirditën dhe Dibrën. Nëna e tij, Vojislava ishte princeshë me prejardhje serbe nga familja e Tribaldas”, shkruajnë ato.

Ky në fakt është një debat i vjetër, duke qenë se serbët gjithmonë kanë pretenduar se Gjergj Kastrioti ka origjinë serbe.

Share This Article
4 Comments
  • Bire selman i nenes kete te qaj me pare…. grekun nga jugu apo ty te trullosurin nga veriu. Gjeni veteveten, por jo ne kurriz te te tjereve

  • SKENDERBEU ISHTE SHQIPETAR, POR NE HARROJME SE SHQIPETARIA NE PERIUDHEN PARAOSMANE ISHTE DREJT ZHDUKJES, PIKERISHT PREJ KETYRE UDHEHEQESAVE QE KISHIN PUTHUR DOREN E STEFAN DUSHANIT.

    MJAFTON TE KUJTOJME SE TROJET ME SHUMICE SHQIPETARE NE KETE PERIUDHE SHTRIHESHIN NGA LUMI DRIN (KUKESI SOT) E DERI NE JANINE.

    NE 1850 KETO TROJE SHTRIHESHIN NGA NOVI PAZAR E DERI NE PREVEZE, TE MOS HARROJME KETU SE 40% E POPULLSISE SE GREQISE ISHIN SHQIPETARE.

  • kush ja u vodhi more çetnike ju vjedhshi kishe e xhami pu pu pu pu pu sa rrac qeni paskeni qene mos asht edhe saliu i juaji more matrapike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *