Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Do të votoj politikisht, i tha deputeti demokrat Veliaj, ambasadorit amerikan, unë i kam dhënë “besën” partisë (Sali-Lulit) ndaj s’mund të bëj “besëprerin”. Niveli mediokër i deputetëve të kësaj legjislature, nuk i lejon të bëjnë dallimin midis “besëprerit” dhe vizionarit. T’i qëndrosh “besnik” partisë pengestare më të madhe të reformës, që është bërë gogol i shqiptarëve por edhe gazi i botës, do të thotë t’i qëndrosh “besnik” karierës (xhepit), dhe jo interesave të vendit.
Pra nuk je “besëprerë” dhe jo vetëm ti, por të gjithë ju opozitarët jeni njësoj, mjeranë që nuk dilni dot nga rreshti. Performanca në opozitë, do t’ju shpërblejë, do të merrni hakën në zgjedhjet e ardhshme, me një fitore… njëshifrore. Respekte Dita, Ymka Pogradec
