Meditim mbi një slogan që nuk thotë asgjë

anazapta

Mjafton një dozë e vogël mosbesimi o çiltërsie – ashtu si tek përralla e veshjes së perandorit – për t’i parë sloganet krejtësisht transparente, boshe, lakuriqe. Tek e fundit ky slogani “Ne jemi ndryshimi, Përpara” nuk thonë pothuajse asgjë në nivel informacioni; së pari sepse çdo gjë ndryshon me kalimin e kohës, së dyti sepse para se të shkosh me ndokënd duhet të njohësh si personin ashtu edhe vendmbërritjen.
Duket sikur trajta gjysmake, e cunguar, gati e zbrazët e sloganeve është shprehje e një politike që ka frikë t’i thotë gjërat hapur, shkoqur, deri në fund; një politikë që fshihet pas artificeve reklamore, të huazuara, ndërkohë që realiteti shqiptar kërkon pikërisht të kundërtën. Që politika shqiptare është në krizë nuk është diçka e re, por çalimi i disa elementeve të saj si përfaqësimi, legjitimiteti, mirëbesimi, etj. dhe përsosmëria e disa elementeve të tjera si demagogjia, populizmi, etj pikasen ndonjëherë edhe nëpërmjet vogëlsirave komunikative si sloganet.
Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *