Mediu-Bashës: Po bën pazare me PS-në për Durrësin, do dalim vetëm

redaktor

Në prag të zgjedhjeve lokale, kanë nisur pakënaqësitë e para në radhët e opozitës. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, duket se është i pakënaqur me kreun e PD-së Lulzim Basha sa i takon përzgjedhjes së kandidatit për Bashkinë e Durrësit.

PR-ja prej kohësh ka deklaruar se deputeti Agron Duka është emri i duhur për të kandiduar në qytetin bregdetar në zgjedhjet vendore, por Mediu ka pohuar se sjellja e Partisë Demokratike me aleatët nuk duket e konsoliduar.

Kësisoj, Mediu paralajmëron, se nëse bëhen pazare politike për Durrësin, PR-ja mund të garojë e vetme më 21 qershor.

“Mendoj se është një gabim jashtëzakonisht i madh nga ana e PD, pasi nuk do ta quaja neglizhim që deri tani nuk kemi një diskutim konkret sesi duhet, jo vetëm me PR, por me të gjitha partitë e tjera të angazhohemi për të fituar zgjedhjet lokale, – tha Mediu. – Nëse Durrësi mendohet se mund t’i lihet pazarit të PS dhe sekserëve të PS, atëherë kjo është një çështje që na vendos ne si PR në një pozicion moral shumë të diskutueshëm”.

Menjëherë pas këtij qëndrimi, Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të thërrasë ditën e mërkurë në orën 17:00 një takim me të gjitha forcat politike të djathta.

Share This Article
7 Comments
  • Ah, nuk je nga ata burra ti hale, jo. Po bere shume presion Sala (jo Luli) te hap dosjen ne arkivin personal qe ka…

  • ha..ha…. do dali me vete Fatmiri ……… o hapu dhe e fute Brenda….. Po t;y te nxori Pd deputet o tu mbyllte e mendje ,,,,,, ku ke elektorat ti ,o derdimen…..

  • Po sikur sane shqiptare te mos shkoje ne voteime, cfar do te ndodhe? Si mund te pranoj ky popull ti heqin prej hunde e ti skllaveroje ca kriminele, te te gjitha NGJYRAVE, qe bejne pazare te hapura, e pa pike TURPI me kete popull te pervuajtur?
    KY SISTEM KA VETEM NJE EMER. “FASHIZEM”

  • ooooo medi GERDECI po ti dhe PD-ja 25-vjet vetem me pazare jeni mare,alterntiva e PD-se pazare ne qafe te popullit ka qene oooooo vrases i GERDECIT..

  • O Fatmir, mos dil vetem. Rama ka hapur dyert e Rilindjes per te gjithe.
    Hidhu njehere andej se nuk do mbetesh pa gje.

  • NE KETE RAST LULI KA TE DREJTE.

    NUK MUND TE KANDIDOHET NJEREZ QE NUK KANE PIKE IDEJE PER QYTETIN, POR VETEM PER “PLANIN PERSONAL TE MAJMERISE”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *