Mediu dhe Pollo “konfliktohen” për Bashkinë e Durrësit

Dita

Në fund të kësaj jave në selinë e Partisë Demokratike pritet të mbërrijnë nga degët kandidaturat për zgjedhjet lokale te 21 qershorit.

Por ndryshe nga koalicioni i majtë, të djathtët ende nuk kanë nisur negociatat me aleatët duke qenë më të qetë se rivalët e tyre politike edhe për shkak të peshës jo të madhe që të vegjlit kanë në elektorat. Por pavarësisht kësaj, nënkryetari i PD Edmond Spaho konfirmon se do të ketë zona të lira për aleatet.

Spaho, i cili drejton grupin e punës për zgjedhjet në Durrës deklaron se ende nuk ka vendim nëse këtë bashki do ta marrin aleatët dhe në mënyre specifike kandidati republikan Argon Duka. Por nuk është mungesa e vendimit që acaron kryerepublikanin Fatmir Mediu, por është qëndrimi i Genc Pollos që ka deklaruar se Durrësi i përket PD, raporton Vizion+.

Kjo ka bërë që Mediu t’i kujtojë Pollos të kaluarën si i kryetar i PDR. Të gjitha opsionet për krijimin e një koalicioni sa më të madh mbeten të hapura për kampin e djathtë, edhe pse Edmond Spaho përjashton çdo mundësi për aleancë me FRD e Bamir Topit e partinë e Kreshnik Spahiut.

 

Share This Article
6 Comments
  • Mediu per nga begraundi kriminal eshte nje shkalle me lart se Toma. A do kete kurajon e duhur PD te “perjashtoje” nga rradhet e opozites kete zullumqar qe arriti kulmin ne shperthimin e tmerrshem dhe vdekjeprures te Gerdecit ? Nese jo, gjithcka thote PD-ja per dekriminalizimin e politikes do te rezultije nje demagogji e shpifur.

  • Ilir Metes po i behet gati krevati tek Burgu 313 ,kjo i hape rrugen Edi Rames qe te plotesoje kushtet e bashkimit europian per te luftuar korrupsionin ne nivelet me te larta.

  • mos shiko kush te troket ne dere por pyete pse dhe kush e detyroj dhe cfare kerkon keshtu ndodhe me Z DUKA icili per nje periudhe te gjate me inteligjencen dhe shpirtin human ika sherbyer PS dhe per mua ka mentalitet te majte por duke i mbyllur mundesin nga ZOTI rama (QE DERI TANI ESHTE NE LIMITET 60% te shkaterimit tePS) u detyrua qe te kontriboj ne politiken shqipetare nepermjet PR shpreh besimin e plote se si njeri i edukuar nga nje familje me tradita dhe person me karrakter do te ndihmoj qe dhe e djathta te vij afer normalitetit foTOJ rethin tim miqesor dhe shoqeror ne durres qe nuk eshte i vogel qe ta votojne ne qofte se vihet s kandidate duke mbajtur edhe une pergjegjesi morale ne qofte se ai gabon

  • ***…akoma je perjashta o’Fatmir! ike ore vrases ,hajdut,maskara ke vrare femije ke bere gjenocid duke punsuar femije varfanjak per pune me paga qesharake ,pa asnje mase sigurimi teknik,pa I njohur puntoret femije me masat e sigurimit te punes me predhat me minat me barutet ,me mekanizmat e djegoreve cilesite luftarake,funksionimin e barutit,menyren e demontimit, masat e sigurimit me ndezesat e veçuar dhe çarmatosjen e tyre ,duke zbatuar me rreptesi te gjithe rregullat e sigurimit teknik,duke marre çdo dite instruktimin e puntorve femije dhe hedhjen e firmes per zbatimin me rreptesi te masave per mbrojtjen e jetes femijve.Por ju harruat gjitha keto rregulla me municione ,mendjen e fokusuat te shitja e tyre per te mbushur xhepat tuaj dhe teTUTORIT tuaj S.B.@@@@@

  • Durresi per kater here rrjesht eshte drejtuar nga PS. Mund te thuash me siguri qe eshte shkaterruar per 15 vite rrjesht. Tani nje i djathte i moderuar kerkon qe Durresin ta drejtoje nje i majte i moderuar i cili eshte bere i djathte i moderuar????Po i keni pare ndonjehere rruget dhe rrugicat e Durresit? Po pallatet 10-12-14 katesh ne keto rrugica ju bejne ndopak pershtypje?Po memoria e qytetit- sheshi dhe shatervani te ndertuar para 85 vitesh- qe tani nuk egzistojne me ju thote ndonje gje? Dhe shkollat qe nuk kane uje ne banjot ku duhet te shkojne femijet? Dhe pistat ne Currila?Pra duhet qe nje politikan i lindur si i tille, i majte, te vazhdoje te qeverise Durresi si i djathte? ZOTI NA RUAJT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *