Ditën e djeshme u mblodh komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi.
Ndryshe nga mbledhjet e fundit ishte e pranishme dhe opozita.
Në anën që qëndronte PD, përveç Halimit dhe Bylykbashit ishte dhe Fatmir Mediu i Partisë Republikane.
Kaq është dashur që rrjetet sociale të shpërthejnë me ironi ndaj këtij fakti.
Shumë prej komentuesve e cilësonin si një gjë skandaloze praninë e Mediut për reformën, ndërsa të tjerë e merrnin me ironi.
“Prania e Fatmir Mediut në komisionin ku diskutohet si duhet kryer riparimi i kësaj drejtësie që ka lënë të lirë për vite me radhë sa e sa kriminelë, më jep shpresë se vërtet kjo klasë politike ka sens të lartë humori”- shkruhet në një koment të shpërndarë.
Mediu ka qenë ministër i Mbrojtjes në kohën që shpërtheu depo e demontimit të armëve në Gërdec.
Ai u akuzua si shkaktar kryesor në atë ngjarje, por me manovrat në drejtësi arriti të dilte i pafajshëm.
Ti je burrë o Fatmir, jo ata çapaçulat që përfundojnë në burg se vjedhin një pulë. Hallall plako!
Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA

Mediu do te beje reformen ne drejtesi??? Ironi me te peshtire nuk mund te kete! Ku po shkojme keshtu?
Nuk quhet mbledhja e djesheme e Komisionit te Posacem per reformen ne Drejtesi, se mungon Shkerdhen Berisha.
Reform ne drejtesi per intesifikimin e luftes kunder trafikanteve te te gjitha llojeve .
Palet qe do te ndermarin kete akt ne njeren ane rilindja e votuar nga 1 milion votues dhe ne anen tjeter Pablo Eskobari shqiptar ( alias Fatmir Mediu)!?
….po nga krahu tjeter nuk ju ra ne sy ndonje ?!
po zotnia qe hodhi poshte ekspertet e FBI e haruat?
zotnia me canten e Zeze apo jo….z Braho?
dhe populli pret reforma !!!