Aleatët e djathtë do të kenë të njejëtn përgjigje me atë të partisë kryesore për kërkesën e kryeministrit për takim. Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu konfirmojnë se e tërë opozita e bashkuar do koordinojë qëndrimin që do të mbajë lidhur me ofertën e Ramës për kompromis.
Kryetari i Republikanëve, i kontaktuar në telefon shprehet i mendimit se cështja për nënpunësin civil duhet zgjidhur më parë në nivel ekpertësh, e më pas të kalohet në atë politik, mes kryetarëve të partive.
Ndërkaq një ditë më parë Idrizi i PDIU takoi ministrat Celibashi dhe Harito për një zgjidhje të mundshme për bojkotin e opozitës.

Koment i fshire nga moderatori, ju lutem ruani etiken ne komente. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe lexoni!