Mediu: Ja faktorët që sollën humbjen e opozitës në zgjedhje

Gazeta Dita

Katër ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ndalur tek faktorët që ndikuan sipas tij, në humbjen e opozitës.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, aleati i Bashës thotë se në këtë proces ka qenë shqetësuese situatë me krimin dhe drogën, ç’ka sipas tij solli blerjen e votës.

Sipas Mediut, edhe në raportin e OBSE/ODIHR është pasqyruar shqetësimi për blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Një tjetër faktor që sipas kreut të PR ka ndikuar në humbjen e opozitës në këto zgjedhje, është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime.

“Kanë qenë fenomene shoqëruese që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës.

Shkonin nga 100-200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se kjo nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm.

Ne po kalojmë në korruptimin e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet.

Rama bëri një fushatë qesharake pa thelb e pa përmbajtje. Kryeministri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicionin apo të tjerët”, u shpreh Fatmir Mediu.

Ai shtoi se fushata e opozitës duhet të kishte më shumë adrenalinë. Por sipas Mediut, koha për organizimin e fushatës ishte e shkurtër.

Duke u ndalur tek hartimi i listave, Mediu tha se ky proces duhet të marrë më shumë kohë.

Share This Article
4 Comments
  • PO PSE NUK I BLEVE EDHE TI VOTAT O KRIMINELI I GERDECIT?

    sepse:

    Kete refren enverist per berje votash nga krimi kemi 27 vjet qe po e degjojme papushim nga kriminelet qe te vrasin naten dhe te qajne diten njesoj si Enver ne Kohen e Qepes te Partise se Punes,

    sepse:

    PO LEKAT QE VODHET NE RRUGEN E KOMBIT DHE NE GERDEC CFARE I BERTE O FATMIR MEDIU?

    sepse:

    Edi Rama edhe di te vjedhe, por edhe di te paguaje mesa duket,

    prandaj:

    MIRE BERI QE U A VODHI VOTAT KRIMINELEVE TE SALIUT!

  • Zoti Mediu je politikan i zoti. I shfrytezon situatat ne favorin tend , por jo te partise qe perfaqeson e drejton. Per ty rendesi ka qe te jesh deputet dhe e arrite me shume zotesi. Por e kupton edhe vete qe nuk eshte e ndershme.

    • ke te drejte , ky Mediu eshte paraziti me i madh ne politike qe nga 1990.
      Asnje arritje per partine e tij, vetem llafe.
      Nuk merret vesh per cfare e mbajne antaret e PR ne krye.
      Perfiton nga qe te gjithe merrem me te medhenjte dhe ky ne hije te fikut ha kocken e rradhes.
      Antipatik i peshtire

  • Keta njerez , ne se mund te quhen keshtu , bejne zhurmusin . Kurre nuk kam besuar se shqiptaret blejne vota si mallrat ne dyqan . Mund t’u behen premtime , per pune , asgje me shume . Te varfrit jane me krenare se te pasurit . Kete person as nje shqiptar nuk e merr seriozisht , sepse nuk duket . E ka mbuluar tymi I Gerdecit . Si e boton Dita nuk e di . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *