Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mediu: Perspektiva europiane, e vetmja rrugë që i jep vlerë jetës së shqiptarëve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Mediu: Perspektiva europiane, e vetmja rrugë që i jep vlerë jetës së shqiptarëve
AktualitetPolitike

Mediu: Perspektiva europiane, e vetmja rrugë që i jep vlerë jetës së shqiptarëve

anazapta
Published January 27, 2013
Share
SHARE

Kreu i Partisë Republikane është takuar sot me mbështetës të kësaj force politike në Fushë-Krujë. Gjatë takimit, kryetari Fatmir Mediu u shpreh se politikë do të thotë t’i japësh mundësi çdo qytetari për të bashkëpunuar në ndërtimin e të ardhmes së vendit. Sipas Mediut, partia e të cilit është aktualisht pjesë e koalicionit qeverisës, perspektiva europiane është rruga e vetme që i jep vlerë jetës së çdo shqiptari, prandaj politika ka për detyrë të dëgjojë me vëmendje zërin e çdo qytetari.

“Ky 100-vjetor duhet të kthehet në një moment të thellë reflektimi, politik, shoqëror dhe kombëtar. Reflektim politik për të kuptuar përgjegjësitë tona kombëtare, për të kuptuar se jemi zgjedhur për t’i shërbyer njerëzve të thjeshtë, banorëve të Fushë-Krujës e gjithë Shqipërisë. Të dëgjojmë me vëmendje zërin e tyre, problemet që ata kanë. Politika nuk është të kontrollosh, të dominosh, por është t’i japësh mundësi çdo individi, çdo qytetari të thjeshtë për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij, për të bashkëpunuar për të ndërtuar të ardhmen e kombit shqiptar. Duhet të kemi vizon të qartë që perspektiva evropiane është rruga e vetme që i jep vlerë jetës së çdo shqiptari”, është shprehur Mediu gjatë takimit me republikanët e Fushë-Krujës.

 

anazapta January 27, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?