Mediu “thyen” vendimin e Bashës për të mos marrë pjesë në reformën në drejtësi

Dita

Pas përfundimit të zgjedhjeve, opozita ka dhënë shenjat e para të përfshirjes në reformë në drejtësi, për të cilën deri më tani ka punuar vetëm mazhoranca.

Mediu ishte i pranishëm në “Analizën e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – 2015”, në Durrës ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan

Duke nënvizuar faktin se reforma në drejtësi është një çështje që nuk i përket interesit politik të një mazhorance apo të një opozite, por i përket gjithë shoqërisë shqiptare, përfaqësuesi i opozitës, z. Fatmir Mediu u shpreh se bashkëpunimi është mëse i domosdoshëm, sidomos për reformën në drejtësi.

Unë jam këtu si përfaqësues i opozitës. Dua të them se reforma në drejtësi është një çështje që nuk i përket interesit politik të një mazhorance apo të një opozite, por i përket gjithë shoqërisë shqiptare. Përgjithësisht, ligjet me votim cilësor apo me votim absolut janë të tilla sepse nuk janë çështje numrash, por janë çështje të interesit që tejkalojnë interesin politik të një mazhorance apo të një opozita.  Mendoj se bashkëpunimi është mëse i domosdoshëm, sidomos për reformën në drejtësi.  Besoj se tashmë është dhe një ofertë e opozitës në tavolinë,  e cila duhet konsideruar që opozita të jetë pjesë aktive e këtij komisioni,  që të mos jetë një pjesë pasive. Besoj dhe në vullnetin e kolegëve të mi të Komisionit të Ligjeve, të cilët  vërtet duan të ndërtojmë një marrëdhënie të qenësishme. Shpresojmë që së shpejti të gjejmë një zgjidhje dhe për këtë çështje”, tha Mediu.

Në vijim të fjalës së tij, Mediu theksoi nevojën për ndryshime edhe në Kushtetutë.

Mendoj se ne duhet ti referohemi për çdo gjë ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe sidomos respektimit të së drejtës, si element primar, në të gjitha reformat që  bëjmë. Ajo që më shqetëson, është fakti që ne përpiqemi  ta mendojmë, duke harruar që kemi tashmë një Kushtetutë, e cila duhet parë me defektet që ajo ka. Nëse ne nuk do e shikojmë njëherë të gjithë atë që na jep mundësi për të ndërtuar parimin e “check and balanc”, unë mendoj se do të ishte e vështirë që të ndërtojmë një reformë drejtësie të qenësishme”, shtoi më tej Mediu.

Share This Article
5 Comments
  • E pabesueshme, vendosi Mejdiu te marre pjese ne reformat e ideuara dhe drejtuara nga qeveria?!!

    Megjitheate, pavaresisht nga arsyet e tij, kjo eshte gje e mire. Uroje qe vendimi te jete i tij dhe jo i porositur nga ndonje….
    Uroj gjithashtu ta ndjekin shembullin e Mejdiut te gjithe opozitaret qe kane c’te japin per reformen ne drejtesi dhe ne te gjitha reformat e tjera qe ka ndermarre mazhoranca.

    Me respekt per lexuesin V.Duka.

  • E ka keshillue kunati vet , se me kete rast ka shpresa te heqi lakun e Gerdecit.Ne fakt po te rrefeje ato qe di edhe shpeton

  • Ky palaco, delenxhi, kriminel e mafioz nuk shkon se i dhimbsen reformat, por per te kunderten. Shkon per te treguar se eshte i ndershem. Ky, Saliu e Zeni ishin koka e gerdecit.
    As teshat e ushtareve nuk transportoheshin pa rregulla. Dilte urdher dite. Caktohej makina, shoferi, pergjegjesi i makines, rruget e levizjes, nisja dhe mbritja.
    Keta kriminele punesuan edhe gra e femije pa pike instruktazhi… dhe ndodhi ajo qe ndodhi…

  • Kjo opozite eshte e perkushtuar 1000% per ta sabotuar kete reforme mbasi berja e kesaj reforme eshte dhe ” gropa ” ku do tu bjere koka kesaj bande te krimit dhe poshtersive te pa ane e fund , ndaj nje populli te tere . edhe sot fallangat e kapjes se shtetit dhe Drejtesise jane me shume se kudo te dukeshme ne kete vendin .

  • Veorimi eshte per t’u pershendetur,po nuk eshte a i sinqert,pasi do kishte marr pjese edhe ne reformen teritorjale ne raste se vlereson reformat. ne reformen e drejtesis e merr pjese per te mbrojur menderen e tij dhe te Saliut me Zenin……..Kujdes,mos bini ne batakun e Mediut……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *