Një prej kabllogramave të Wkileaks tregon një raportim të Ambasadës në Tiranë për DASH, lidhur me atë që ndodhi nê Gërdec.
Kabllogrami i klasifikuar raporton një bisedë në Ambasadë mes ambasadorit, stafit të ngushtë të tij dhe ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.
Hoxha thotë se Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar dhe shton se ish-ministri Mediu ka ndjekur gjithë procesin në detaje. Më poshtë teksti i kabllogramit të klasifikuar:
Kabllogrami i ambasadës amerikane për këtë rast:
“…Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit.
Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.
Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.
Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një ‘djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.
I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurtë që të fliste.
Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion)
Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.
Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…”
(fundi i kabllogramit)
Ka ardhur koha
qe te respektojme Berishen
si me i ndershemi kriminel
ne historine e planetit
pasi ka pranuar dhe mburret
me krimet e tij..
—
Ka ardhur koha qe shqiptaret
ti drejtohen
2B-eve te Amerikes
Biden Blinken
qe te arrestojne Saliun dhe djallin e tij Xen
per Gerdecin
ose te arrestojne ambasadorin amerikan qe
u be pale me Xenterroristin
me veprimet apo mos veprimet e tij..
Boll kemi duruar me Kimen qe eshte bere Kukuvajke e krimberishes qe po fhin menderne me te si me gazeten ntimes per gerdecin
Pavaresisht peripecive te ndryshme prej 13 vjetesh, per te zbardhur shkaqet e kesaj tragjedie, tashme duket se koha ka ardhur. Më në fund dosja e saj do rihetohet nga SPAK. Fillimisht sa i takon Mediut, por dora-dores aty do dalin e do te provohen te gjitha, ato që deri me sot jane mbuluar me presion dhe suport politik te Sali Berishes. Siç thuhet ne kabllogram, prokuroria e nisi hetimin, por jo per “pataten e nxehte”, qe ishte krimi shteteror (i implikuar direkt Berisha). Dhe kete Saliu e ka pranuar vete, por duke thene krim shteteror mendonte se do lante duart vete si Ponc Pilati, a thua nuk ishte ai kryeministri qe nepermjet Mediut autorizoi “Gerdecin”, qe te pasurohej i biri. Te gjitha jane neper dosje, vetem duhet qe tashme SPAK-u të beje detyren, per çka edhe eshte ngritur. S’ka me frike, s’ka më presion nga politika (pushteti), perkundrazi ka mbrojtje te forte si nga shteti ashtu edhe nga nderkombetaret, veçanerisht ONM (Amerika, BE etj). Populli, por sidomos dhe shpirtrat e te pafajshem, perfshire femije, qe lubia Berishe groposi në 15 mars 2008 presin me padurim ndeshkimin e fajtoreve, presin drejtesi. Me plot shprese se nuk do ndodhe ajo që rendom me te drejte thuhet se: “drejtesia e vonuar eshte drejtesi e vonuar”. Tani jo, inshallah jo!
BKH duhet ta zbuloje gjithe cka ngjare ne gerdec.Populli me ne fund te mesoje perfundimisht shkaktaret e tragjedise dhe ti jape pergjigje shteruese pyetjes KUSH I SHKAKTOI VIKTIMAT NE GERDEC.Vertet investigimi do nisi per Mediun po specialiste te zote e profesional duke thelluar hetimet do nxjerin gjera te reja dhe keshtu qe ne rethana te reja duhet te hapet procesi nga e para.Nuk ka detyrim taxapaguesi qe te paguaj shperblimin e demeve te shkaktuar nga grykesia e ZENIT dhe e DELIJORGJIT por tu sekuestrohet pasuria dhe te demshperblehen viktimat nje me nje .Kjo po do jete drejtesi shembellore.Eshte koha qe keta hetues,prokurore,gjykates tja shperblejne popullit besimin qe ka dhe pagat qe u jep
MATERIAL PER SPAK . Ne qofte se ka predispozite per ta gjykuar .
Dihet Gerdeci , eshte korrupsion i gjalle ,afere korruptive .
Ta zeme qe qe “aksident ” !?!?. Mar shtyse te them, llogjikisht dhe i bej kete pyetje SPAK ::
Pse u bente transporti me mjetet e ushtrise nga repartet ushtarake e deri ne Gerdec ? , duke filluar nga rrogat , nafta , amortizimi i mjeteve te shtetit ,pra te ushtrise e tj ,kur kete ne siperfaqe simbas Ish Min Mediu e kishte mare nje firme private ,me Delijorgjin ne krye ???. Llogjike .Te ishte fitimi me i madh per mafien qe kishte vulen ne dore . A e di ish min Mediu ,qe ate dite vdiq nga shperthimi ai djali 37 vjecar qe ishte punonjes i ushtrise dhe merte rogen nga taksat tona ,nga ne te mjeret popull i varfer , ku bashke me kete punonjes te shtetit pra ushtrise viktime ,u hodh ne here dhe eskavatori i ushtrise ,po prone e popullit . Tme falin ,nuk po permend viktimat ne femije , dhe femije te varfer pa mbushur moshen, skllever te mjere per nje cape buke ,qe kane punuar edhe ne te zeze ..Pergjigju o pelivan budalla mendje shkurter F Mediu .Cfare kujtuat u be deti kos ,apo u derdh vaji nlakna ?. Pse punonte eskavatori bashke me shoferin aty , qe merte roge nga shteti dhe nafta ishte e shtetit . kur kishte nje firme private ???! A eshte kjo korrupsion ,vjedhje diten per diell . Ky korrupsion perbindesh qe bie mbi ne taksapagusit e varfer, fatkeqesisht , nuk na i fershkellen mafja politike fare , e qe eshte njelloj si demshperblimet e trojeve te privatit per te “paguar ” pronaret legjitime ne te drejten e tyre ,po me taksat tona dhe qe jane miliarda ne EURO dhe duhen shekuj e shekuj per tu paguar . .A eshte e drejte kjo ?Ceshte kjo tallje , ? Ceshte ky mashtrim me taksat tona ?? Kur do veproje dreqi ta mare drejtesia te zbatoj ligjin kushtetuten nenin 41 & 181 per te mbrojtur taksat tona hajdutet me cizme diten per diell , qe vazhdon fatkeqesisht sot e kesaj dite , e nuk i ben syri terr fare . Ja ku e ke vjedhjen abuzimin o SPAK ……