Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka firmosur dekretin për zgjerimin e listës së së vendeve që u ndalohet importi i produkteve ushqimore.
“Në sanksionet ndaj vendeve të BE-së, Australisë, Kanadasë, Norvegjisë dhe SHBA-të për ndalimin e importimi të disa produkteve, kemi shtuar dhe disa vende të tjera – Shqipërinë, Malin e Zi, Islandë dhe Lihtenshtejnin dhe Ukrainën në kushte speciale”, tha Medvedev.
Vendimi i Rusisë është kundëraksion ndaj sanksioneve të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Norvegjisë dhe Australisë.
Shqipëria bashkë me tre vendet e tjera i janë bashkuar vendeve të BE-së në sanksionet ndaj Rusisë lidhur me ndikimin e saj në krizën e Ukrainës. Ndalimi përfshin mishin, peshkun, nën produktet e qumështit, frutat dhe zarzavatet.

Po ky nuk eshte lajm.
Eksportet shqiptare ne Rusi jane te paperfillshme.
A nuk eshte shume te mirren gazetat tona me nje moslajm?
eshte normale dhe reciproke…sanksion ne sanksion ata…eshte me e pakta…skane kursyer as Malin e Zi…eshte situate ku palet mirekuptojne njera tjetren per levizje te detyruara (mendoj une)…Shqiperia sdel dot nga kampi Euro-Atlantik…dhe nuk i merr ajo vendimet…te pakten te jemi te kujdesshem dhe te matur ne deklarata politike…te marrim persiper aq sa mund te mbajne shpatullat tona…
Eshte njeso si te flasesh per komentet e pjellave te Sali Berishes