Medvedev rikonfirmohet si Kryeministër i Rusisë

Dita

Një ditë pasi presidenti Vladimir Putin kërkoi që Dmitry Medvedev të vazhdonte në pozitën e kryeministrit, Duma shtetërore e Rusisë miratoi një tjetër mandat për të.

Vladimir Putin dorëzoi nominimin e tij në Dhomën e Ulët të Parlamentit, vetëm pak orë pasi u betua për mandatin e katërt presidencial.

Partia e Putinit “Rusia e Bashkuar” shihet si dominuese e Dumës, ndërkohë që, Medvedev është udhëheqësi i saj.

Bazuar në Kushtetutën e Rusisë, qeveria është e detyruar të japë dorëheqje kur fillon mandati i ri presidencial, ndërsa kryeministri shihet si zyrtari numër dy në hierarkinë ruse. Ai mban përgjegjësi për ekonominë dhe i përgjigjet presidentit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *