Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde-Hansen, ka thënë dje se Bashkimi Evropian do të ecë përpara me çështjen e implementimit të sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Sanksione këto që BE, dëshiron t’i implementojë, pavarësisht se Rusia ka propozuar për armëpushim në Ukrainë dhe se pro-rusët kanë liruar 1200 persona që ishin kapur rob gjatë përballjes 5 mujore.
Lirimi i tyre është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të firmosur të premten në Minks. “Në 4 ditët e fundit kemi arritur të lirojmë 1200 nga të burgosurit tanë”, tha për agjencinë Iterfax-Ucrania Poroshenko, gjatë vizitës që realizoi në qytetin strategjik të Mariupol.
Ndërkohë, Kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka paralajmëruar se vënia e sanksioneve të reja në sektorin energjetik dhe financiar kundër Rusisë mund të kërcënojnë sigurinë botërore dhe shton se kjo masë e avancuar e Brukselit do të detyrojë Moskën të përgjigjet në mënyrë “asimetrike”, për shembull duke ndaluar fluturime mbi territorin rus.
“Shpresoj që ortakët tanë perëndimorë të mos e dëshirojnë këtë dhe mes atyre që marrin vendime të mos ketë të çmendur”, ka theksuar Kryeministri rus në një intervistë për të përditshmen “Vedomosti” në të cilën kërcënon me një “tranzicion të sanksioneve ekonomike dhe aksioneve politike”.
Brukseli njoftoi që të premten e kaluar një marrëveshje në nivel ambasadorësh për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë në sektorët financiarë, të mbrojtjes dhe teknologjisë në përgjigje të ndërhyrjes ushtarake të drejtpërdrejtë në lindje të Ukrainës.
Në këtë kuptim, Medvedev ka pohuar se në të shkuarën ka pasur raste se janë vënë sanksione kundër një sërë vendesh të OKB-së dhe insiston se “në përgjithësi nuk sjellin asgjë të mirë”. Në fakt ai kujton shembullin e Kinës, kundër të cilës u vunë sanksione në vitin 1989.
“Ato sanksione ishin shumë të ngjashme me këto që duan të na vënë ne tani”. Siguroi kryeministri rus, që shton se falë tyre “Kina arriti të mobilizonte burimet kombëtare, pa nevojën që të bashkohet me botën e jashtme”. Për këtë Medvedev konsideron se “deri në një farë pike, këto sanksione sollën përfitime”.
“Sanksionet mund të jetë një thikë me dy presa”, pohoi ai në disa deklarata për kanalin shtetëror rus “Russia Today”. Në lidhje me konfliktin në Ukrainë, Medvedev ka theksuar se Kievi duhet të merret me restaurimin e juglindjes së vendit. “Ata që vendosin të përdorin artiljeri, tanke dhe avionë kundër qytetarëve dhe qyteteve të tyre duhet të kuptojnë se më pas duhet të paguajnë çmimin ekonomik kolosal për këtë”.
Nëse Rusia bllokon hapësirën ajrore, linjat që udhëtojnë drejt Azistë duhet të modifikojnë rrugën e tyre, gjë që do të sillte fluturime shumë të gjata dhe shpenzime shumë herë më të mëdha.

Nuk e ka keq, por kujt ti thash,,!