Lënda që po publikojmë është përgatitur në Greqi dhe është konsideruar “sekret shtetëror”, por që nuk ka mbetur dot sekret, mbasi ka qenë Turqia ajo që e ka zbuluar më 21 shtator 2000, nëpërmjet shërbimeve të saj sekrete. Ky material nuk është plan fiks i Greqisë, por publikim i përmbledhur i përmbajtjes së tij, shpërndarë në mënyrë të detyrueshme gjoja si material studimor rutinë, pas dekonspirimit të tij nga diplomacia dhe shërbimet sekrete turke.
Materiali është i ndarë në kapituj të detajuar. Në këtë “plan grek” për kontroll dhe shfrytëzim të Ballkanit, Shqipëria zë pjesën më të konsiderueshme. Nga struktura dhe përmbajtja e materialit, kuptohen qartë se ka një vëmendje greke për zhvillimet në Shqipëri dhe në të, vërehet saktësia me të cilën janë zbatuar planet greke kundrejt Shqipërisë, ç’ka vërteton saktë se nga viti 1992 deri në vitin 2000 kur është hartuar plani, Greqia ka vepruar tepër aktivisht në politikën, parlamentin dhe qeverisjen tonë, duke depërtuar në çdo qelizë të jetës së vendit.
Fillimisht një raport prej 100 faqesh i është paraqitur kryeministrit Kostas Simitis, nga ministria e Jashtme e Greqisë. Ky raport, i diskutuar e debatuar me kujdes deri në mesnatën e datës 30 Qershor 2000, në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Greqisë, është konsideruar si “hap i rëndësishëm në strategjinë e Greqisë për ekspansion në Ballkan e Qipro” dhe në këtë kontekst, si “skemë e domosdoshme për realizimin e projektit të Megali-Idhesë”. Pikat e përfshira në këtë raport, kanë tituj të tillë:
1. Zhvillimet Ndërkombëtare dhe interesat e Greqisë
2. Integrimi i Greqisë në Bashkimin Evropian
3. Problemi i Qipros
4. Disa propozime dhe vlerësime
5. Mardhëniet Turqi-Greqi
6. Korelacioni midis Qipros dhe marrëdhënieve Turqi-Greqi
7. Marrëdhëniet etnike brenda Maqedonisë dhe Shqipërisë
8. Zhvillimet në Ballkan
Ky raport i përgatitur nga Ministria e Jashtme e Greqisë, tregon se nuk ka patur ndonjë ndryshim në politikën e saj ndaj Turqisë. Si pjesë e politikës së afrimit fals, të shfaqur përmes tërmetit të rënë në Turqi, Greqia ka bërë përpjekje, për të krijuar përshtypjen, se e kishte harruar projektin famëkeq të “Megali-Idesë”. Ndaj kauza e “miqësisë Greqi-Turqi” filloi të bënte më shumë përkrahës në Turqi, një pjesë e të cilëve kanë shprehur mendimin, se ushtria turke duhet të largohet nga rajoni i Detit Egje e për rrjedhoj, të gjitha mosmarrëveshjet Greqi-Turqi, duhet të zgjidheshin në Gjykatën e Hagës, duke mos harruar kushtin, që këto zgjidhje duhet të trajtoheshin në linjë të plotë me kërkesat dhe interesat greke. Raporti dëshmon, se Greqia po përgatitet t’i bëjë Turqisë disa kërkesa, të cilat janë:
Kërkesa lidhur me Patriarkanën: Zgjedhja e patriarkut në Stamboll konsiderohet si një zgjedhje e përcaktuar nga Memorandimi 1092/6-12, i vitit 1923 dhe varet nga zyrtarët e Stambollit. Memorandiumi përcakton, se Partriaku duhet të jetë qytetar turk. Në këtë mënyrë, priftërinjtë të cilët nuk janë qytetarë turq, ose që nuk kanë shërbyer në arqipeshkëvitë në Turqi, janë të ndaluar të zgjidhen si patriarkë ikumenikë edhe pse janë ortodoksë.
Sinodi i Shenjtë: Probleme të ngjashme, ekzistojnë për zgjedhjen e Sinodit të Shenjtë, i cili merr pjesë në zgjedhjen e Patriarkut. Autoritetet turke nuk e njohin Patriarkanën, si Patriarkanë Ikumenike. Patriarkana, njihet si shoqëri që i nënshtrohet vetëm ligjit turk.
Shkolla Teologjike e Khalkit: Kjo shkollë, në bazë të ligjeve të shtetit turk është mbyllur që vitin 1971 dhe akoma nuk është hapur.
Problemi pasurive të Patriarkanës: Përsa i përket pasurive të Patriarkanës, nga ana e shtetit turk, këto pasuri janë të garantuara që nga viti 1923. Me anë të dekreteve të ndryshme, shteti turk ka vënë kufizime mbi të drejtat e pronësisë së grekëvë bizantinë në Stamboll, të grekëve të Stambollit me nënshtetësi greke, si dhe mbi pronat e grekëve bizantinë në Gokceada e Bozcaada. Në tërësi, statusi i këtyre pronave është i pasigurt e i diskutueshëm në të ardhmen, për shkak të shpronësimit që mund të ndërmarrë shteti turk. Për sa i përket pronësisë së grekëve të Dodekanezit, grekët bizantinë, të cilët e kanë humbur nënshtetësinë turke, kanë humbur të drejtën mbi këto prona dhe nuk mund t’i trashëgojnë më ato.
Problemi i Qipros: Për sa i përket problemit të Qipros, Athina synon mbajtjen e pandërprerë të bisedimeve dhe kontakteve diplomatike Qipro-BE. Lidhur me të ardhmen e Qipros, Turqia ka propozuar formulën e Konfederatës, ndërsa Greqia ka propozuar formulën e “Federatës dy-zonale”.
Lidhur me analizën e përgjithshme të zhvillimeve në rajon, raporti sekret grek, thekson kështu: “Ka pasur vështirësi serioze për të siguruar stabilitetin në Ballkan, sidomos pas ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi. Përpjekjet nga SHBA dhe BE, për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk kanë qenë të suksesshme. Qeveria greke vlerëson, se ekziston mundësia e një destabilizimi rajonal, që mund të rrjedh nga zhvillimet aktuale, të cilat do të çonin në ndryshimin e kufijve ekzistues. Nëse do të ndryshojnë kufijtë në Ballkan e veçanërisht në Kosovë, qeveria Greke, do të përpiqet të mbajë ekuilibret, me synim për të ruajtur kufijtë e përfituar në vitin 1913.
Për sa i përket Jugosllavisë, raporti thekson, se qeveria Greke e vlerëson krizën Jugosllave si problem të administratës së Millosheviçit (flitet për vitin 2000) dhe sipas saj, vazhdimi i izolimit të Jugosllavisë rrit nacionalizmin e kombit serb, largon ekonominë nga niveli i dëshirueshëm i zhvillimit dhe çon vendin në destabilizim të plotë. Sipas qeverisë Greke, nëse Millosheviçi qëndron në fuqi, veç të tjerash është një burim destabilizimi në rajon, pasi nuk ka një opozitë të fuqishme e të besueshme. Sipas raportit, rënia ekonomike e Jugosllavisë çon në rritjen e krimit të organizuar, pasi shumë politikanë të lartë të regjimit të Millosheviçit, kanë krijuar organizata të ndryshme mafioze. Por frika më e madhe e Greqisë, janë ngjarjet që mund të ndodhin në Jugosllavi, të cilat mund të sjellin mijëra refugjatë në Greqi. Po sipas raportit, nëse do të tentohet që Millosheviçi të rrëzohet me forcë e të çohet në Hagë, qeveria Greke parashikon zhvillime dramatike, të cilat do ta çonin Jugosllavinë në luftë civile të pashmangshme. Nëse në bashkëpunim me qendrat perëndimore të vendim-marrjes, Millosheviçi do të detyrohej të jepte dorëheqjen e të strehohej në një vend të tretë, si psh. në Greqi, ky veprim do t’i krijonte Greqisë probleme të mëdha me perëndimin. Për rrjedhojë, Greqia në një rast të tillë, nuk do të pranonte ta strehonte kurrë Millosheviçin, ndërkohë që do të ishte në interes të Greqisë, përkrahja e opozitës së Millosheviçit.
“Do destabilizohet Maqedonia dhe Rajoni”
Sipas raportit, lidhjet e dobëta të Maqedonisë me Ballkanin, do ta destabilizojnë atë, si rrjedhim, do të destabilizohej gjithë rajoni. Në një rast të tillë, në raport theksohet, se popullsia shqiptare e Maqedonisë, do të thithej dhe mbështetej nga Shqipëria e Kosova. Sipas raportit, qeveria greke konsideron prioritar, rregullimin e emrit të Maqedonisë në përputhje me pëlqimin e të dy vendeve, për sistemet politike dhe popujt e tyre. Për këtë, skenari grek parashikon një marrëveshje reciproke për emrin, të shoqëruar nga një paketë me zgjidhje për problemet bilaterale, që sipas Greqisë, do të ishin:
1. Zgjerimi i lidhjeve ekonomike (tregti, telekomunikacion e investime)
2. Kooperim në sigurimin kombëtar dhe çështjet e mbrojtjes (kontrolli i kufijëve, trajnim i policisë maqedonase nga policia greke
3. Trajnim i personelit ushtarak maqedonas, mjeteve të blinduara dhe armatimeve greke.
4. Zhvillimi i marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve
5. Mbështetja substanciale dhe praktike e Maqedonisë nga ana e Greqisë, për t’u pranuar në BE
Qeveria Greke i jep rëndësi në skenarin e saj, hartimit të teksteve shkollore për nxënësit maqedonë, trajtimit të historisë së minoritetit grek sipas recetave të Greqisë, si dhe hapjes masive të kurseve për mësimin e gjuhës greke, dhënien e bursave për studentët maqedonë për të studiuar në Greqi dhe hapjen e një “Arsakion School” e cila, do të jap një shembull më të mirë se shkolla e njëjtë, që është hapur në Tiranë.
Me Berishën duhet ti bëjmë ndryshe llogaritë
Sipas raportit, Athina është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, nëse ajo do të kthehet ose jo në “faktor destabiliteti për rajonin”. Athina mendon, se politika e jashtme Greke në raport me Shqipërinë, duhet të ri-planifikohet. Çështjet, të cilat qeveria Greke duhet t’i zgjidh në të ardhmen me Shqipërinë, janë këto:
1. Marrëdhëniet me Berishën, duke e mbajtur plotësisht e aktivisht në shërbim të Greqisë
2. Marrëdhëniet me opozitën shqiptare (PD dhe forcat e djathta agresive anti-greke)
3. Çështja Çame
4. Futja e sa më shumë njerëzve të Greqisë, në presidencë, qeveri, parlament, diplomaci, në institucionet ligj-zbatuese, në drejtimin e pushtetit lokal dhe administratën e lartë, të mesme e të ulët publike shqiptare
5. Regjistrimi i popullatës me premisë shtimin numerik të etnisë greke, që qeveria shqiptare po përgatit
6. Jugu dhe Veriu, ndarja psikologjike dhe kulturore e Shqipërisë
7. Greqia planifikon të insistojë, që numri i popullsisë greke, të raportohet si popullsi me origjinë etnike, e regjistruar në Shqipëri gjatë regjistrimeve të mëparshme përpara vitit 1990.
8. Intensifikimi i përpjekjeve, që elementi grek në Shqipëri, të vendos përfundimisht në politikën dhe qeverisjen shqiptare.
9. Greqia planifikon të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare, për të përfituar në këto drejtime:
10. Ndalimin e aktiviteteve të vogla terroriste, në jug të Shqipërisë
11. Shpërndarja e popullsisë të fshatit Lazarat, i cili konsiderohet si faktor që sjell shqetësime në fshatrat dhe në zonën ku banon minoriteti grek (në Dropull)
12. Ndalimi i dhënies së “tapive fallco” nga Shteti Shqiptar, për tokat në minoritet
Shqetësimi grek, për frymën anti-greke në Shqipëri
Greqia është shumë e shqetësuar për atmosferën anti-greke që mbizotëron në Shqipëri. Trupat greke të dislokuara në Yzberish të Tiranës, kanë bërë propagandë lidhur me Vorio-Epirin dhe në muajin Maj 2000, ato arritën deri aty, sa të shpërndajnë harta që tregonin Shqipërinë Jugore të përfshirë brenda kufijve të Greqisë me përcaktime gjegrafike që çonin kufirin grek, deri në jug të Tiranës. Kjo shkaktoi reagim të fuqishëm në Shqipëri dhe rajon. Kur u vërtetua katërcipërisht, se trupat greke të Yzberishtit, megjithëse pretendonin se qëndronin në Shqipëri vetëm për ndërtime logjistike, por që në fakt shpërndanin harta të Vorio-Eprit, qeveria greke u detyrua t’i tërheqë këto njësi nga Shqipëria. Vendimi i qeverisë greke, për të dislokuar forcat ushtarake greke në Shqipëri, u përcaktua në datën 5 prill 1997 nga Këshilli Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë (KYSEA). Askush nuk di të thotë, se si guxoi Greqia, që në mënyrë të njëanshme të vendoste në strukturat e saj shtetërore, për dërgimin e njësive të specializuara të ushtrisë greke në territorin shqiptar, gjë të cilën e ka kundërshtuar me forcë opozita shqiptare (PD), gjatë gjithë kohës të prezencës së kësaj njësie ushtarake në Shqipëri.
Nacionalizmi shqiptar, tremb interesat greke
Fraza e Sali Berishës “Genocidi i muslimanëve çamë”, po tërheq mbështetës. Çamët, të cilët edhe pas luftërave ballkanike, me të drejtën e trojeve të tyre, vazhdonin të jetonin në territorin që Konferenca e Londrës i kishte caktuar Greqisë, u bënë viktima të politikave asimiluese të qeverive greke e të një genocidi të pashembullt, që arritën kulmin më 27 Qershor 1944. Nga ky genocid humbën jetën me mijëra çamë, ndërsa ata që mundën të shpëtonin, braktisën përgjithmonë Greqinë, në të cilën lanë gjithë pasuritë e tyre. Data 27 Qershor 1944 është njohur si e tillë nga parlamenti Shqiptar dhe është shpallur “Dita e Genocidit Grek Kundër Çamëve”.
Porosia greke: Sa më shumë grekë në qeverinë shqiptare
Raporti thekson, se qeveria greke dhe shërbimet sekrete të Greqisë, kanë shumë njerëz në shërbim të tyre brenda administratës shqiptare, në të gjithë rangjet. Ky konkluzion padyshim, mbështetet në informacionin e shërbimit sekret turk, që duhet pranuar se është ndër më të fuqishmit në botë. Sipas raportit, dy ministra dhe një zëvendësministër të qeverisë shqiptare, raportojnë menjëherë në Athinë, për të gjithë sekretet e shtetit dhe të qeverisë së Shqipërisë. Në shenjë shpërblimi për këtë kontribut, ata posedojnë llogari rrjedhëse në Qipro e Selanik.
Ja 5 zgjidhjet emergjente e afatgjata të Greqisë
Raporti konkludon, se Greqia është hedhur në ofensivë për të realizuar skemën e “Megali-Idesë” dhe ka projektuar objektivat e mëposhtëm strategjikë:
1. Të qetësojë Turqinë dhe të paralizojë aftësinë e saj operative në Ballkan
2. T’i bëjë disa lëshime Bullgarisë, në lidhje me Maqedoninë dhe Kosovën
3. Të realizojë dominim mbi shtetet që do të rezultojnë nga shpërbërja e mundshme e Jugosllavisë
4. Të nxisë trazira në Shqipëri, duke paralizuar pretendimet e ligjshme territoriale të shtetit Shqiptar në trojet shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë
5. Të realizojë shpërbërjen dhe kontrollin e Maqedonisë.

te gjitha keto te zeza,shqiperise i vijne nga nji njeri i vetem…
sali tradhetari.
ka kohe qe populli i thote i diskuton dhe eshte i shqetesuar per hale qeveri berisha….
a e ka ngrene Rama lugen me corbe te prishur kete nuk e di une te pakten…
Jam dakord. Berisha eshte nje pleh i shitur dhe i tredhur nga greket. Por dua te theksoj qe Edi Rama sapo ka vijuar kete projekt te cituar ne kete artikull. Ai ka emeruar si numrin dy te Ministrise se Jashtme nje grek! Zv.ministri i ri i jashtem quhet Alqi Puli. Shikojeni fushaten e tij. Shikoni kete video. Ne sfond ka parulla ne greqisht:
http://www.youtube.com/watch?v=8dc-EwCxBlg
Po duket dora e grekut edhe tek kjo qeverisje e re
Po te shikosh emerimi i nje dudumi si Niko Peleshi eshte nen frymen e strategjise greke
Gjithe ajo Tirane atje dhe Edi shkon e mer Niko Peleshin ne fund te botes qe eshte nje njeri i rendomte, dhe e vendos ne krye te qeverise
Zv/ministri i jashtem i joni , eshte njeri i grekut
Po ashtu Luiza Xhuvani nje njeri i rendomte nga Elbasani, apo Kokedhima qe nuk ka jetuar asnje dite ne Vlore, dhe nuk ka qene asnje dite ne PS
u vendosen ne Vlore nen frymen e strategjise greke
Po ashtu Angjeli , nje figure e diskreituar si me i krouptuari ne histori u vendos ne Gjirokaster…sipas urdherave te Greqise
Do vendosej edhe ai Barka me te shoqen, por shanci qe ai vodhi breke ne USA
Apo Majko qe mezi fitoi ne Korce, vendoset ne krye te listes ne Tirane ….
Te gjithe keta dhe te tjere qe nuk po i permend tani, jane emeruar nen strategjine e grekut
Edhe kjo metoda qe perdor Edi duke vendos te rinjte dhe larguar te vjetrit , eshte ne ate fryme …..
Eshte turp qe krahu i shendoshe aty ne PS , nuk ngrihet dhe ti tregoje vendin Edit qe ben keto emerime skandaloze
Por nga sa shifet sherbimi sekret turk eshte me te vertete shume i forte,
sepse si pasoje e tij, kam pershtypjen une eshte edhe ky afrim i Edit me Turqine (…!!!???)
dhe duke pare agresivitetin e politkes greke, ky afrimi me Turqine eshte shume i mire
Deformimi dhe botimi i ketij te ashtequajturi rraport te turqve, pikerisht ne ditet kur qeveria e re akoma pa filluar mire ka humbur shum pike ne popull eshte nje strategji e Edi rames per te zhvendosur vemendjen nga
krimet qe po ben ai, ndaj njerezve te thjesht duke u shembur shtepite, duke u marre pasurite, duke pushuar çdo dite me qindra te pafajshem nga puna, (shum prej tyre votuan te majten), tek Berisha. Ky i ashtequajtur rraport esht i vjeter dhe njollos keq PS dhe aleatet e saj te majte qe ne ate koh ishin ne fuqi.
…….. ose s’e keni lexuar fare, ose u jane veshur syte nga politika….
pisi i te gjithe te keqijave eshte sali berisha
simbas ketij raportit i bie qe PS te kete qene tradhetare sepse kur eshte bere ky raport PD ka qene ne opozite. Lexojeni mire se sa te shqetesuar jane nga PD. Mrgjithate mua me duket se jane futur duart ne kete rraport, pra ata qe e kan publikuar e kan perpunuar simbas qefit, sepse nga njera ane shprehet shqetesimi per Berishen (ne ate koh ne opozit) nga ana tjeter pretendon ta mbaje gjoja ne sherbim te saj. Forcat greke kan qene ne yeberisht ne kohen kur qeveriste PS dhe jo PD. Nga ana tjeter ata jan te shqetesuar per frymen antigreke qe po perhapnin forcat e djathta me ne krye PD. Lexoni dhe kuptoni mire para se te paragjykoni. Gjithsesi nuk dyshoj qe eshte nje rraport i perpunuar simbas interesave te pozites ne fuqi, duke e bere kontraditor rraportin …
Megahi-Hilese greke shqiptaret duhet ti pergjigjen me projektin e tyre kombetar, qe fillon nga , poshte Beogradit dhe mbaron ne ne mesin e Greqise.
Natyrisht keto projekte, nuk behen me te bertitura elektorale dhe as me ne Faceboock, por keto projekte behen me aleancat e domosdoshme dhe nje aleance me Turqine, si nje shtet potencial dhe ne kufi me Greqine, do ta bente Greqine ti dridhen leqet e kembeve, shto ketu edhe aleancen me SHBA-ne, do ti jape kombit shqiptar nje siguri nga sllavo-ortodokset serbo-rus.
Rritja ekonomike, eshte celesi magjik do te beje qe shume shqiptare, qe tani jane nen trysnine greke te nje pensioni, por edhe shqiptaret qe jetojne ne shtetin grek, por qe kane frike te deklarohen shqiptare, do ti jape atyre nje sigurise shteti ame, eshte shtet i sigurte.
ndonese konceptet nk kaloine gardhin e konshiyt, vlen te pernendet fakti qe greqia eshte aleate e anerikes, por ne se hapet konflikt e tyrkie, aleati kryesor behet Rrosia. po keshty franca eshte perietesisht aleate e greqise, Israeli aleat i ngyshte greqise, kaq iafton te kyptohet se greqia ka problee ne ekononi io ne ceshtiet geopolitike. per shqiperine dhet te forcoie denokracine dhe shtetin ligior, kaq i kerkohet vendit te destabilizar in erope. shqiperia nk eshte per lfte se ska lftar ndoniehere. greqia perhere eshte reshtyar ne anen fityese te lyfterave.
Hej Nertil, Pershendetje
Un nuk mendoj si shumica e komentuesve per ty, qe je thjesht gomar i porositur
Un mendoj se ti je djal shum i zgjuar dhe di edhe shum gjera nga historia…. Poooor perpiqu pak me teper me Shqipen tende se na coptove trurin dhe spo te marrim vesh se cke dash me than.
P.S Nje shqiptar i pashkoll ne Greqi per dy ose tre vjet e flet greqishten si i lindur ne Athine. Hiresia e Tij Janullatos, me ter ato dhiploma ne xhep dhe pas 23 vitesh ne Shqiperi, e flet shqipen si…..
Ndoshta kisha(E Janullatosit) mendon ende se shqipja nuk eshte gjuhe e Zotit. Nertil, nuk te imagjinoj dot nen veladonin e Janulles.
po cfar flet o perparin, aio eshte analize e ne strategy grek te shtrise qe pnon per nie organiztate io qeverirare greke e dale ne internet, , nga na nxore sherbinin tyrk. greket dhe tyrkit kane problene ne detin ege per ishyit, trkit kercenohen nga 12 bateri raketa rryse s-300 dhe githe agentet e tyre i kane ne fknsion te levizies se raketave ne krete dhe selanik. nga ana e tyre greket kane problen nie fregate tyrke e cila eshte e padkshne. per keto pynoine sherbinet sekrete io per albanistanin o Perpo…
Cfare gjuhe je duke fol o shoku??? Keshtu po hiqesh si interesant duke nxjerr disa fakte palidhje por sna the gje. Tipa si ti i plotesojne ato pikat qe kane vendos nder prioritaret jorgot. Mos u merr me keto pune po shif te kapesh ndonje thes me miell nga ato qe ju jep europa.
Ky nertili duhet te mesoj shqip. Mos je grek vlla? Dhe do jesh nga ata greket idiote, se ka dhe te mencur mes tyre
Bravo ju qofte grekeve,te cilet historikisht kane menduar dhe vepruar si te zgjerojne kufijte e shtetit te tyre.Falenderojme Turqine e cila historikisht ka qene nje mbrojtese konstante e kombit shqiptar.Ashper kritikojme qeveritaret tane qe kane lejuar infiltrimin e uzurpatorve ne KOASH e ne zyra te rendesishme te shtetit shqiptar.Urgjentish duhet te hapen dosjet e shtetarve shqipetare qe kane qene te lidhur me agjenturat e huaja.Mazhoranca aktuale e ka kete mundesi pasi ka 84 deputete.Sovrani pasi e kuptoi ne ndergjegjen e tij,se kujt i sherbente ish-lidershipi(marreveshja per hapsirat detare)i opozites aktuale,votoi masivisht mazhorancen aktuale,qe ajo te sqaroje sa me gjere e sa me thelle tradhtite e personave te paguar nga financat e dobta te taksa paguesve shqiptar.Politikanet shqiptare te cilet deklaronin se :”Rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Athina”duhet te largohen urgjentish ekraneve te TV,e ti varet nje tabele ne qafe,ku te jete e shkruar se cfare perfaqesojne.Viktimat e ketyreve politikaneve duhen rivlesuar zyrtarisht,pasi ne ndergjegjen e popullit ata jane njerzit me te nderuar te ketij kombi.Ne kete fushe KM aktual ka rast vertete te realizoje Rilindjen.E sa me mire e kombtarisht ta beje kete detyre,aq me te lehte do ta kemi te gjithe,rimekembjen e fushave te tjera te jetes.Te gjtheve i uroj suksese ne detyrat qe na kane caktuar burrat e kombit,te mbledhur ne qershor te vitit 1878 ne Prizren.
na trego cfar gyhe eshte folyr ne Prizren zotrote, peralla nos na thyai, po e ke dokynentin botoie, sic te iete edhe ne tyrkisht.
o injorant meso shqip, e pastaj hajde te diskutosh,….. Shqiperia NGA NISHI NE PREVEZE
djhe ne fakt pas 14 vjetesh ja dolen… :lol:,te mbaruar.
Kjo ‘strategji’ greke eshte aktive apo tregon ngjarje nga ‘historia’ e marredhenieve fqinjesore ?!
Ne jemi ne fund te 2013-es dhe flasim per 2000-n…
Pse ja shtrojme rrugen Papuliasit me ‘qelqe te thyera’ ne viziten e pritshme ?!…Le te dialogojne se mbase e heqim Ligjin e Luftes nga te dy krahet…Te mesohemi dhe ne qe me komshiun duhet miqesi, per dite te mire e te keqe…Komshiu nuk zgjidhet…Po dhe ne ferngji se c’ben komshiu nuk rrihet…Gjithe jeta ne pergjim,ne zbulim te planeve ‘megali hileja’, dhe ne fund… i trokasim komshiut per nje filaxhan ‘fare kosi’…
Mos te behemi zevzeke, mos te kruhemi atje ku s’na ha,mos te behemi ‘guerrilas’ te pas bregut…
Politika e jashteme po ndryshon…Mbi suprine jane hapur te gjitha letrat e ‘bixhozit’ diplomatik…Mbase do prije e mbara…te pakten me komshinjte ku trokasim…per nje hall…se ai eshte i pare…
Vazhdon plani vlla vazhdon… Berisha kishte ministra greke ne qeverisje. Rama ka futur zv.ministrin e jashtem dhe ate te Ushqimit grek. Dmth cfare diplomacie ben dhe ato qe fut en goje ti ka ne dore jo pak dhe Athina. Hajt shendet. Ju shqipot jeni si ai gomari qe po e hante ujkku dhe thosh: Jam ne enderr
zevzeku ke fol ma bukur nga te gjith
epo ai komshiu qe po thua ti . na i ka ca toka borxh kur te na kthej ato toka edhe kur te kerkoj falje nacionale si komb per krimet e bera ndaj popullsise shqiptare (came).Ateher do i trokasim ne dere si komshi te mire e do ja kerkojme nje filxhan fare kosi.
Greket jane greke dhe shekullarisht jane te pabese – ndryshe thone ndryshe veprojne –
Jane te PABESE – te Pabese ……..KUJDES per JETE.
Hajde hajde, gjejme ca perralla dhe i publikojme.
Ah te shkretet njerez, te ishte keshtu sic thone keto letrat sot do ishim nga nje ane e greqise dhe ana tjeter kushedi se ku.
Hajde shkoni punoni e lerini thashethemet e zbuluara nga sigurimi Turk
Perralla thua ti or mik. Por realiteti eshte sic e pershkruan ky artikull. Emerimet e lobit grek ne shtetin shqiptare kane qene te vazhdueshme dhe vijojne. Perralla me fjale, themi te tere. Por veprat tregojne qe nuk jane perralla. Gjithsesi, secili beson ate qe do. Ose ate qe e komandojne te thote se beson.
Turqit në përpjekjet e tyre strategjike të krijimit të perandorisë neootomane janë përpjekur dhe sot me platformën famkeqe Davudoglu kanë shtuar të ndezuar të gjitha motorët për të rikthyer vendet e Ballkanit Perendimor nën influencë turke, me një fjalë për të rikrijuar perandorinë otomane. Për rezikun që kanoset Ismail Kadare paralajmëron.”Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë” Revista Franceze DOOR. Dokumenti që z. HALILI publikon nuk është veç se, dinakëria turke, një trillë që synon të armiqësojë popujt e pastaj të përfitojë ajo ”dashamirësia” e Shqiptarëve që nën sundimin 500-vjeçar vetëm sa xhvati duke e lënë vendin në mjerim. ”Karamelja” që ofron ky informacion e ka helmin brenda me afat të vonuar. Turqit janë mjeshtër të pabesisë, Sulejmani i Madhërishëm, a nuk tregon këtë? Shqipërinë e mori turk, i vu zjarr, Shqiptar mos rri po duku shqiptarë. Këto vargje janë aktuale edhe sot.
Fatos, mos e c’oriento vemendjen e artikullit qe eshte i fokusuar ne te verteta qe i dime te gjithe. Rreziku aktual i Shqiperise eshte Greqia shoviniste me kryeagjentin Janullatos ne Tirane. Rreziku e Turqise do ta diskutojme ne nje artikull tjeter,.
budalleqet e shqiptarizmes me ne krye perparim rurgut halili, nuk kane te sosur. bukur lancove o Perpo nje teme qe te kapesh gazeten Dita,. Greqia nuk ka plan, por perforcon kufijte e vete, Greqia nuk ka kerkuar Vorio Epirin, sepse ka mjaftuar te rruaje ate shtet qe ka. Nuk ka sot politikane greke, vecanerisht keta djelmoshat e baballareve te tyre, te kene kellqe te marin Epirin e Veriut, se sjane te pergatirur. por mios haroni se Epiri ekziston dhe do te ribehet, pra do bashkohet.. kerko ti bashkim me refeerendum me kosoven dhe menjehere ta bejne edhe per bashkimin e Epireve Perpo. Katalaves file????? Toskeria, Epiri i veriut, do te baskohet nje dite, ndoshta me shqiperine ne BE, kur te bashkohet edhe Kosova me Geget, ose ilirine per te ribere Dardanine file. Te fala Muc nanos, ai eshte sot Kadareja i epirit..
Para ca kohesh u dekonspirua nje plan turk, nga ministria e mbrojtjes, me qellim sulme ndaj Greqise, por autorit nuk i konvenojne plane te tilla, por shkon e merret me Patriarkanen Ekumenike,..
Eshte shume e drejte t`i kerkohet turqise te respektoje te drejtat e Kishes Orthodhokse dhe te rihape Akademine Teologjike qe e ka mbyllur ne vitin 1971, dhe pretendon ky shtet per evropen, me mentalitet arabo-islamik,…pse nuk mbrohen te drejta fetare dhe pronesore ne turqi,..pse nuk kthehet Katedralja e Shen Sofise ne origjine, por e kane perdhosur duke i vene shenjen islamike dhe kane hequr Kryqin prej saj???
Te gjitha pretendimet ndaj turqise jane krejtesisht te drejta dhe opinioni boteror duhet te reagoje,…ndersa Z.Halili, mbron pikerisht anen antievropiane dhe antiorthodhokse..
Po, c`presim nga ai???
GREKET JANE KUNDER TAP-it DHE ANILA JOLES
Ne 3149 dokumentat e publikuara disa dite me pare ne CYBERWARNEWS – (greke-folesit te me falin per perkthimin mbase jo korrekt) flitet per Gazsjellin TAP si te padobishem per interesat greke, per krijimin e 9.000 vende pune nga greket ne Shqiperi, flitet ne shume dokumenta te shoqeruar edhe me foto per NIKO PELESHIN e tere rrugeve qe te çojne ne Korçe, flitet per disa deputete te zgjedhur ne kuvend , nje edhe ne radhet e PS-se si pro greke (jane nenvizuar emrat e tyre), flitet edhe per Anilen si “shqiptare ne Selanik anti-greke)
AMBASADA GREKE TIRANË
AMBASSADA HELENIKE NE TIRANE
SHTYPI & MEDIA
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT
Tiranë, 02 .10 0,2013
Nr Pr. Issue 100/348
Ε/Φ Γκαζέτα Σκιπτάρε –Αλκέτ Ριζάϊ: «Θα φορέσουμε φουστάνια στα στελέχη της Χρυσής Αυγής αν έρθουν στα κελιά μας»
Πριν λίγες ημέρες, η συνεργάτης της Γκαζέτα Σκιπτάρε και της ιστοσελίδας Balkanweb.com στη Θεσσαλονίκη, Ανίλα Γιόλε (σ.σ: Η Anila Jole σε αρκετές περιπτώσεις κάνει επιλεκτικό ρεπορτάζ σε βάρος της Ελλάδος), ενημέρωσε την ιστοσελίδα της ότι «σύμφωνα με φήμες που κυκλοφορούν στην Ελλάδα, ενδέχεται οι συλληφθέντες βουλευτές της Χρυσής Αυγής να μοιραστούν το κελί τους με τον αλβανό ισοβίτη Αλκέτ Ριζάϊ».
Με αφορμή την είδηση της Γιόλε, η δημ/φος της Γκαζέτα Σκιπτάρε, Aurora Koromani, επικοινώνησε τηλεφωνικά με τον ισοβίτη Ριζάϊ, ο οποίος απαντώντας στην ερώτησή της, δήλωσε ότι «πολύ θα ήθελα να τους έφερναν στο κελί μου, αυτό όμως δεν είναι αλήθεια. Αν τους φέρουν, θα τους φορέσουμε φουστάνι και μετά θα τους δώσουμε και αγχόνη για να κρεμαστούν οι ίδιοι μετά απ’ εκείνα που θα τους κάνουμε».
Gazeta Shqiptare – Alket Rizai : “Unë do e vesh me fustan nese ndonje nga anëtarët e Agimit të Artë do te vije ne qelat tona “
Pak ditë më parë , partnerija e Gazetes Shqiptare ne faqen e internetit Balkanweb.com në Selanik , Anil Yola ( ss :Anila Jole , në shumë raste bën reportazh selektive kundër Greqisë ) , ka njoftuar në faqen e internetit se ” sipas thashethemeve qe qarkullojnë në Greqi , mundet qe anëtarët e arrestuar të Agimit të Artë do te ndajnë qelën me shqiptarin Alket Rizai ” .
Nxitur nga lajmet e Yola , Aurora Koromani , telefonoi Alket Rizait, i cili u përgjigj për pyetjen e saj , tha: “Unë do të dua ta sjellin ne qelinë time , por kjo nuk është e vërtetë . Nëse ata do të veshin fustan dhe pastaj do u japim mundesine atyre atyre te varin në trekëmbësh veten pas tere te keqijave qe kane bere. ”
Shenim. Kujdes Aniles se greket e konsiderojne te padesheruar.
Shume “aktuale” keto dokumente! Mjafton nje “sherbim secret turk”, nje “historian” tip Xhufi dhe keto pallavra quhen te mirqena. Keto gjera jane ushqim per ate shtrese injorante qe e heqin veten per patriote dhe nacionaliste. Dhe kjo shtrese eshte goxha e trashe dhe e perfaqesuar ne histori nga Xhufi & Co ne gazetari nga Nazarkot dhe ne politike nga i madhi Kreshnik Spahiu. Me nje fjale njerez kot, pa pike vlere. Dhe kur bie fjala per Turqine gjithe keta patriote fillojne e flasin per nje popull vella( kush e di mbase jane). Te zgjedhesh Turqine para Europes i bie qe te zgjedhesh prapambetjen ne vend te zhvillimit, injorancen ne vend te arsimimit ndarjen(sidomos ate fetare) ne vend te bashkimit. Megjitheate si shqiptare qe jemi gjithemone kemi bere zgjidhjen e gabuar. Do zoti(ose si do te thoshin keta patriote: inshallah) nuk e bejme kesaj here. EUROPA nuk pret. Turqia dhe talebanet aty jane.
Xhufit ti lepish kembet ti plehre. Merr dhe Ramen e Berishen me vete. Qelbanik
Që dy ministra dhe një zv/mini. raportonin në Athinë, këtë e mësuam nga raporti…po në Serbi e në Turqi kush raportonte???…..mirë do ishte ta gjenim e ta botonim dhe këtë…
Shënim. Përkthimi i …@B.Gushit, siç e thotë dhe vetë, ka disa pasaktësi.
Ata persona duhet te identifikohen dhe gjykohen per tradheti kombetare.
Greqia dhe deshtimi i saj.!! Ky do te ishte titulli i pershtatshem per keto pallavra grekesh te semure. Diku pata degjuar nje shprehje qe i shkon pershtat gjendjes tragjike te ketij “fqinjit” tone. Konet e vogla nuk mund te shkojne te pshurren me qente e rritur sepse nuk e ngrejne dot kemben lart, aq sa duhet. Greqia eshte vendi i pshurrur i Ballkanit perendimor. Humbja totale e realitetit dhe katapultimi i ekonomise se vendit ne humnere, jane vetem pasojat direkte te kesaj politike miope.
Po te krahasosh Greqine me Turqine sot, te ben pershtypje fakti se greket sillen edhe me turqisht se turqit. Nese shteti turk gjeti forcen te beje reformat e duhura per modernizimin e shteit dhe rimekembjen e ekonomise, Greqia degradon nga dita ne dite ne nje karikature te deshtuar ku korrupsioni dhe psikopatia e disa figurave politike, i japin vendit te tyre kete pamje tragjike qe ka sot.Nuk eshte Greqia, ajo qe mund ti veje kushte Turqise. Po qe se detyrimisht duhet te ndodhe kjo, atehere vetem anasjelltas.
Sa i perket vendit tone. Nese shqiptaret do kene koshiencen per te bere shtet dhe politikanet e saj do te ndergjegjesoheshin se shkaterrimi i ketij vendi eshte njekohesisht edhe shkaterrimi i tyre personal, nese organet shteterore te sigurise do te benin punen e tyre qe iu jep kushtetuta e vendit,,,,,nuk ka Greqi apo Serbi ne bote qe mund ta tundoje kete vend.
Jane shqiptaret vete, ata qe i kane mundesuar armiqve tane, te ulen kembekryq ne sofren tone dhe te duken “te forte”.
“Planet sekret” greke nuk surprizojne me askend.
une besoj se kopertina e Dites ka dhene te njejten pergjigje o I.Troplini. Nje kale prej druri nuk ben bajga apo jo? :). Urime dizajnerit. Une gjej perhere mesazhe te kriptuara ne kopertinat e Dites, do doja shume te lexoja nje profil te autorit te tyre. Kam degjuar qe eshte Medi Belortaja, e vertete?
te lutem , leri pak kohe Migena
Shikoni zv.ministrin e ri te jashtem:
http://www.youtube.com/watch?v=8dc-EwCxBlg
Jam dakord. Berisha eshte nje pleh i shitur dhe i tredhur nga greket. Por dua te theksoj qe Edi Rama sapo ka vijuar kete projekt te cituar ne kete artikull. Ai ka emeruar si numrin dy te Ministrise se Jashtme nje grek! Zv.ministri i ri i jashtem quhet Alqi Puli. Shikojeni fushaten e tij. Shikoni kete video. Ne sfond ka parulla ne greqisht:
http://www.youtube.com/watch?v=8dc-EwCxBlg
Meqe jemi te greket dhe filogreket
Ne nje emision televiziv…ne TV Publik Shqiptar,
burri i permbajtur dhe miku i Edi Rames, multimilioneri Koco Kokedhima tha:
“…Megjithe mundimet qe na ka sajuar rregjimi i Berishes…tere keto vite….Ne s’kemi bere kurre “Ahh..”…dmth nuk e ka shprehur dhimbjen Koco…
Ne fakt Koco nuk ka bere “Ah”, por “Ahhhhh” kane bere gazetaret dhe bashkepunetoret e medieve te tij qe jane paguar poshtersisht minimalish dhe cinesisht!
Neser takohen 3 vellezerit ne kosove, dhe vellai i madh (big brother), erdogani sigurisht,.per t`i bere jehone ketij takimi eshte nxjerre dhe ky artikull, (si zbulim i madh),…, fakti qe keta jane vellezer, nuk do te thote qe edhe ne orthodhokset te jemi vellezer me keta,…,
Nuk jua ha malli juve per Shqiperine, po paguheni t`i beni duva erdoganit,…
O Ilia, me duket se tu dogj dhe ky variant 🙂
http://gazetadita.al/shenim-cdreqin-kane-zyrtaret-turke-e-greke-me-xhamite-e-kishat-shqiptare/
Si term etnik fiala Epir duhet te trembe greket jo shqiptaret.Qe kur permendet per here te pare nga historiani Grek Tuqididi si nje formacion etnik,krejt i ndryshem nga greket,kjo krahine qe nga shek.i 5pes e deri ne shek.xIx eshte banuar nga shqiptaret.Pas pushtimit te kryeqendres Janines ne 1913,Epiri i jugut ra nen sundimin grek dhe ndaj popullsise shqiptare filloi spastrimi etnik.Jane shqiptaret qe duhet te kerkojne Epirin e jugut.Epiri eshte Shqiperi jo Greqi.Kisha romane katolike shqiperine ne mesjete e quante Epir dhe shqiptaret Epirote,po keshtu edhe Marin Barleti Skenderbeun dhe luftetaret e tij i quante Epirote.Vete Skenderbeu e therriste veten epirot sternip te Pirros se Epirit,qe asnje historian deri me sot nuk e ka quajtur grek.Epirotet jemi ne,duam Epirin e jugut,gjer ne gjirin e Prevezes, qe na e rrembyen me force!
Sy dhe veshe bejini kater…Mesoni neper shkolla, behuni me te ditur, me te urte dhe me punetore ne doni ti sherbeni ketij vendi qe quhet Shqiperi..Dhe lexoni Fishten..
O Latif Dreqi… Ca te mesojme neper shkolla? E di cfare thone librat e historise se klases se gjashte? I mesojne femijeve se si Sali Berisha mundi rebelet e kuq ne 97-n dhe se si Jozefina Topalli eshte gruaja me e famshme shqiptare pas Nene Terezes. Lexoji o Latif lexoji se do kuptosh dhe ti, pse na i ka futur kaq thelle greku, serbi dhe tani se fundmi, turku
ke te drejte. Ketu duhet zhbere cdo gje nga fillimi 🙁
Te gjithe e dime se cfare politikanesh kemi, por perse populli Shqipetare nuke prkrahe forcat nacionaliste antigreke apo antisllave por del dhe i puth doren janullatosit qe njezete vjete dhe perbuze at Nikollen e Elbasanit.
ish moj Greqi nga shqipetaret ata te fuqizuan ne kete qe je sot e ty bukepermbysta e kthen me gure vrastare te vraft zoti ty ZEUSI te vraft e te zhdukt nga faqja e dheut ske rini ty kjo asht shkendija se ti po zhbehesh …
ja greqia ja arriti qellimin jo sa me shum ne parlament te ket grek por e mori grek komanden ne shqipèri
Kete fakt(megjithese tani i ndryshuar nga politika)e kemi ditur shpejt ne te Lazaratit dhe greku megjithese komshiu yne(sepse ne e kemi tamam komshi o shqiptarte–1 km larg fshatit tone) duhet te meritoje poshterimin e njerezimit dhe mallkimin e mallkuesve.Ne 450 vjet jetese te fshatit tone , askush nga te paret tane dhe nga ne nuk ka nje mik minoritare(tani mendojeni greket e Greqise meme).Pastaj per te pare me shume :DUHET PARTNERITET ME ATE QE NA DO ME SHUME(Turqine) DHE JO ME ATE QE NA LAVDERON ME SHUME(Ameriken)!Shqiperia mbaron ne Lazarat(them aktualisht)!
edhe pse dihet historikisht per pabesite e grekeve ne shekuj ,perseri qeverite shqiptare e konsiderojne aleat turp ,turp, turp edhe pse shqiperia momentalisht mbaron ne lazarat e nepravisht greket te mos i harojne kollaj camet se do vije dhe ajo dite per te dhene llogaridhe ne te shkojme ne tokat shqiptare qe mbarojne ne pater kete te mos ta harojne se greqia eshte formuar si shtet nga shqiptaret sepse nuk kane qene shtet por komita. Jam kundra te gjithe atyre qe mendojne se turqia eshte per shqiperine jooooo mos haroni SKENDERBEUN luftoi kundra tyre per vite te tera . SHQIPERIA BEHET ME SHQIPTARE E JO ME TRADHETARE. SA per pretendimin e shperberjes se lazaratit ta harojne se jemi te bashkuar e nuk na ndan askush . Uroj qe keto te mos jene te verteta .PARA PER SHQIPERINE E MADHE
Nertil te lutem shume mire e ka tjetri ti duhet mesuar shqipen pak me mire nuk dua qe te ofendoj por spo te kuptoj se ku do tja dalesh me keto qe thua.