Meghan zbulon detajin e veçantë në vellon e nusërisë

Leda Hysa

Princ Harry dhe Meghan Markle më 19 maj të këtij viti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

E gjithë bota ishte dëshmitare e asaj dasme përrallore që çdo kush e ëndërron.

Dukesha e re e Sussex shndriti atë ditë, e veshur me fustanin e bardhë në formë tepër elegant dhe një vello gjigante. Por velloja e dukeshës paska pasur një sekret, të cilin e ka treguar vetë Meghan katër muaj pas dasmës.

Velloja e cila ishte e gjatë 5 metra, përmbante simbole nga 53 shtetet e Commonwealth të qëndisura përreth saj! Por kjo nuk qenka e gjitha, pasi Meghan ka qëndisur edhe një detaj shumë romantik, që i dedikohet bashkëshortit të saj.

“Diku në vello, është edhe një copë e vogël në ngjyrë blu, e cila është qëndisur brenda vellos. Është pjesë e fustanit, që vesha në takimin tonë të parë. Është shumë speciale për mua.” – tregoi Dukesha e Sussex kur pa vellon, katër muaj pas dasmës gjigante gjatë dokumentarit “Queen Of The World”.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Me falni se nuk e kuptova mire……..kishte vene pjese te prezervativit kur i hypen per here te pare te paret ….apo kur e beri per here te pare me ndryshkun Harry.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *