Meha: De Biasi ka ftuar futbollistë që luajnë vetëm për Krishtlindje

Dita

Pavarësisht se luan titullar dhe është udhëheqës i suksesshëm i skuadrës së Konyaspor në Super Ligën turke, mesfushori Alban Meha është lënë sërish jashtë grumbullimit të Kombëtares Kuqezi nga ana e trajnerit Gianni De Biasi.

Në fakt, më shumë se vendimi për ta lënë jashtë grumbullimit, ka qenë pikërisht përgjigja dhe argumenti i paqëndrueshëm i trajnerit De Biasi, ai që ka ngjallur reagimin e papërmbajtur të menaxherit, njëherësh dhe vëllait të mesfushorit Alban Meha, Ferizit, në adresë të kreut të bankinës Kuqezi.

“Përgjigjet e De Biasit janë absurde, nuk e ftoj se luajti në eliminatore vetëm 12 minuta!! Në fakt ke ftuar futbollistë që s’kanë luajtur asnjë minute. Pastaj De Biasi: “nuk ikim në Francë për turistë, ikim për të përfaqësuar sa më mirë kombëtaren dhe ky përfaqësim bëhet me futbollistët që janë më në formë”.

“Në listën tënde ka futbollistë që kanë harruar çfarë është topi, kanë muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë!”, ka reaguar në profilin e tij në “facebook”, menaxheri, njëherësh vëllai i mesfushorit Alban Meha që aktivizohet me skuadrën e Konyaspor në Super Ligën turke.

De Biasi, ne e dimë që edhe ti e di që ajo arsyeja që dhe, është banale dhe e turpshme. Ishte më mir ta tregosh të vërtetën, gjisesi nuk habitem, se mezi pret përfundimin e europianit, oferta pa fund për ty …”, përfundoi reagimi në “facebook” i vëllait të Alban Mehas, ndaj vendimit dhe argumentave të trajnerit De Biasi, për mosgrumbullimin e mesfushorit për dy miqësoret e radhës.

meha-dekalrata

Share This Article
3 Comments
  • De Biasi e ka shume GABIM qe nuk e ka thirrur Alban Mehen per ndeshjet miqesore!
    Pas kualifikimit De Biasi po e tregon veten o INATCOR,ose u ka kerkuar milionba dhe ata nuk ia kanbe dhene!
    Nje futbollist qe paraqitet aktualisht ne TOP FORME,si askush tjeter dhe De Biasi nuk e fton as ne miqesore,kjo eshte DJALLEZI!
    De Biasi po e nxjerr fytyren e tij te vertete prej njeriu MISTREC!!!
    Harram lavderimet tona,o De Biasi!
    Paske qene i fshehte shume!
    Paske punuar per vete e jo per Shqiperine!
    Ne Itali te paskan njohur me mire per deri sa te perzune me dajak!

  • Nuk edime arsyen e vertete te mosthirrjes se Mehes ne grumbullim kombetar,por suksesi nuk duhet ti erresoje syte trainerit.NQS ka nderhyrje nga presidenti Duka dhe de Biazi e ka te pamundur te kundershtoje,le te sqaroje opinionin sportiv .Te mos veproje si Rama,qe e tregoi veten pas fitores se zgjedhjeve,duke personalizuar gjithcka.Me te tjere fitoi zgjedhjet;me te tjere u perfaqesua ne QEVERI.Nje fjale e urte thote:-Hallet me rroten,Qefet me boten.

  • Meha,Muhi,Mahi,….etj Allahun dhe Xhezusin duhet ta lene per ne xhami dhe kishe nqs besojne e mos te tregojne injorancen fetare neper FCB.
    De Biasi ka te drejte se ne fund te fundit prandaj ka ardhur per te fituar pare,ose si Armando Duka i perjeteshmi qe ju ka marre ketyre qorrave si Mehaiuoe miliona Euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *